"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.
Jeni duke kërkuar punë më të mirë dhe mundësi për të fituar më shume? A është shitja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika juaj më e fortë? Apliko Tani!
Profesionisti në emër të një Klienti i cili ofron zhvillimin e programeve të besnikërisë të personalizuara për çdo Klient , po kërkon të punësojë kandidatë energjikë dhe të motivuar në pozicionin “ Menaxher Klientësh”.
Qëllimi i Pozicionit: Të menaxhojë të gjitha aspektet e rishitjes tek Klientet aktuale të rrjetit si dhe të promovojë benefitet që ofron karta e besnikërisë për Klientet duke synuar përmbushje të objektivave të Kompanisë si dhe rritje të vazhdueshme të imazhit dhe reputacionit të Kompanisë ne treg.
Detyrat dhe Pergjegjësite:
Aftësite e kërkuara:
Arsimimi: Diplomë universitare. Preferohet dega komunikim dhe marketing.
Pervoja e Punes: 3+ vjet eksperiencë pune në shitje dhe menaxhim Klientësh.
Aftësi te tjera:
Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre tek adresa rekrutim@profesionisti.al