Inxhinier Elektrik

Mane TCI
Περιγραφή εργασίας

Inxhinieri Elektrik koordinon të gjitha shërbimet elektrike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantierë. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

Απαιτήσεις

• Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
• Prëgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase;
• Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke prëgatitur preventivin total;
• Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatoreve elektrike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
• Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
• Kryen detyra të tjera që i caktohen;
• Aprovon  materialet që implementohen në kantier;
• Prëgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike , në përputhje me grafikun e përgjithshem të objektit;
• Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
• Përpilon dhe koordinon punën për prëgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike. 
• Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
• Përgatit dosjen për lejet në institucionet përkatëse, në kohën e duhur.
 

Άλλο (Προαιρετικό)

• Aftësi koordinimi në punime elektrike;
• Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
• Njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
• Eksperience në CAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
• Njohuri në përpilim kontratash në sipermarje për instalimet elektro-elektrike.