MENAXHER DYQANI - DURRËS

About us

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Τίτλος ανάρτησης * MENAXHER DYQANI - DURRËS
Περιγραφή εργασίας

Në emër të një prej klientëve tanë, specializuar në shitje me pakicë, pjesë e një prej grupeve private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, po kërkojmë në Durrës:

MENAXHER DYQANI

Përshkrimi i pozicionit:

Një Menaxher Dyqani është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë proceseve operacionale dhe vendimarrjen në dyqan. Ai/ Ajo kujdeset për aplikimin korrekt të standarteve të kompanisë, optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit të njësise që ai drejton, zhvillimin profesional të ekipit të tij dhe prezencen e markës në sytë e klientit duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e klientit. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punët e departamenteve të dyqanit si kasat, magazina, marketi.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit në tërësi si të marketit edhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit;
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes;
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera të stokut nga palët e treta;
  • Kontrollon dhe sigurohet që në dyqan çmimet gjithmonë të jenë të sakta dhe të implementuara bazuar në standartet e kompanisë;
  • Kontrollon veprimet monetare të kasave të dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në perputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute;
  • Përgjegjës për koordinimin e veprimeve në kasë (hapje mbyllje, postime ditore, numërim kasaforte, shpërndarje monedhash) dhe mirëfunksionimin e tyre në mungesë të supervizorit të arkave ose kur e shikon të nevojshme;
  • Koordinon punën e punonjësve operacional, supervizorëve, merchandiserit, si dhe price specialist;
  • Harton me kujdes orarin e punës për të gjithë stafin e dyqanit bazuar në proceduren e brendshme të kompanisë dhe në një planifikim sa më eficent të proceseve operacionale;
  • Është përgjegjës për trajnimet e stafit të të gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset për efektivitetin e trajnimit, shpejtësinë dhe cilësinë e përshtatjes të stafit të ri;
  • Merr masa parandaluese dhe korrigjuese në rast të mozbatimi ose keqinterpretimi të standarteve të kompanisë nga ai dhe ekipi i tij;
  • Merr masa administrative brenda kompetencës së vet për shkelje të standarteve të kompanisë dhe procedurave të brendshme në bashkepunim me departamentet përkatëse;
  • Njeh më së miri produktet e dyqanit duke përfshirë shumëllojshmerinë, sasinë, llojet dhe vetitë e tyre dhe trajnon stafin në lidhje me këto;
  • Njeh më së miri aftësitë dhe mangësitë e ekipit të tij dhe përpiqet në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të ekipit;
  • Raporton çdo incident në lidhje me klientët dhe ndihmon në zgjidhjen e tij përfundimtare;
  • Përpilon dhe përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qëndrore;
  • Merr rol aktiv në procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Jep feedback të vazhdueshëm në rastet e kërkuara mbi performancen e punonjësve.

Απαιτήσεις

Edukimi: Arsim i lartë

Eksperiencat e punës: Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (Retail përbën avantazh)/

Kualifikime të tjera:

  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera;
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel të avancuar.

Aftësi të tjera:

  • Menaxhim stresi;
  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohe;
  • Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët.

 

Άλλο (Προαιρετικό)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: a.puma@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ardita PUMA në numrin e telefonit +355 68 60 77 622 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/06/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 

Μισθός Konkurruese