Inxhinier Hidroteknik

About us

Mbi dy dekada, “Hysenbelliu Group” njihet si një nga grupet investitore më të mëdhenj në tregun vendas dhe jo vetëm. Fillesat e tij regjistrohen rreth vitit 1994. Me po të njëjtin identitet, sot “Hysenbelliu Group” është një ndër grupet e rëndësisë së veçantë sa i takon investimeve më të mëdha që bëhen në Shqipëri e në rajon. Portofoli i investimeve të grupit përfshin një varg biznesesh të ndryshëm: në fushën e mediave elektronike e të shkruara, në fushën e edukimit, në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të pijeve, në sektorin e ndërtimit, në sektorin bar-hoteleri-restorante etj. Në këtë përfaqësim dinjitoz vlen të përmendin kontributin e pamatë si pjesë e “Hysenbelliu Group” të emrave të njohur të bizneseve shqiptare, që nga: “Gazeta Panorama”, “Gazeta Panorama Sport”, “Gazeta Shqiptare”, “Revista Psikologjia”, “Revista Grazia”, “News 24”, “Balkan Web”, “Radio RASH”, “Birra Korça”, “Uji Fab”, “Universiteti Luarasi”, “ALB-MS 97”, “Erjoni” Ndërtim, “Egnatia” Ndërtim, “Hotel e Restorant Prestige”, dhe së fundmi dhe “Prestige Resort” (ish-Mak Albania në Golem) etj.

Τίτλος ανάρτησης * Inxhinier Hidroteknik
Περιγραφή εργασίας

  • Realizon projektet hidraulike dhe i supervizon ato në objekt;
  • Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në tw gjitha fazat, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve të punimeve hidraulike për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit dhe koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;  
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve Hidraulike duke përgatitur preventivin total;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e pergjithshem të projektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Realizon Projekt instalime, aspirim/ventilim, stacionin e pompave, linjën kryesore të furnizimit me ujë, kanalizime etj;
  • Realizon projektin e hidroizolimeve dhe mureve nën tokë, tualeteve, llozhave, tarracave etj;

Απαιτήσεις

Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Hidroteknike;
Të ketë eksperience pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet;
Të ketë njohuri të avancuara mbi programet Autocad, dhe paketën Microsoft Office;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e   e-mailit:          

hr@ihb-group.com.al