Ofroj vend pune OPERATOR REGJISTRIMI në Qytete

За нас

Aleat Sh.p.k. ("Aleat") është një kompani që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të Idemia Identity & Security (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Kontrata e konçesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, dhe ndryshuar dhe zgjeruar kohët e fundit me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013.

Наслов на огласот * Ofroj vend pune OPERATOR REGJISTRIMI në Qytete
Категорија Оператор
Опис на работата

Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Safran Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për një OPERATOR REGJISTRIMI për periudhën e fluksit qershor-gusht në:

  • Shkodër
  • Kavajë
  • Vlorë
  • Tiranë
  • Lezhë

KËRKËSA

  • Diplomë universitare.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Korrektësi në punë.
  • Ndershmëri dhe maturi.
  • Sjellje serioze
  • Saktësi në hedhje të të dhënave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
  • Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.

 

Потребни квалификации

PËRGJEGJËSI

  • Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
  • Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
  • Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
  • Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore.

Друго (опционално)

TË GJITHË TË INTERESUARIT TË DËRGOJNË NJË CV TË PLOTË ME DETAJE TË EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANË burime.njerezore@aleat.com

DOKUMENTET DO TË TRAJTOHEN NË KONFIDENCIALITET TË PLOTË.