Shef Inovacioni dhe Marketing Digital

За нас

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Наслов на огласот * Shef Inovacioni dhe Marketing Digital
Категорија Маркетинг/Прода&
Опис на работата

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton  për   1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme:

 

Shef Inovacioni dhe Marketing Digital

Потребни квалификации

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Promovon produktet/aktivitetin e kompanisë në platformat e mediave sociale/rrjetet sociale (Facebook, Twitter, YouTube, Linkedin, blogje, etj). Harton, zbaton në mediat sociale fushatat e marketingut. Bashkëpunon me strukturat e marketingut dhe strukturat e tjera të shitjes së produkteve.Etj.
 

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

Arsim i lartë ne fushën Administrim Biznes, Marketing, Marketing Digital, ose fusha të ngjashme;
Eksperienca të ngjashme në fushën e Marketing, Design, Marketing Digital;
Aftësi krijuese shumë të mira dhe innovator/e;
Njohuri të programeve Adobe Photoshop, Illusrator, wordpress;
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocuese;
Aftesi shumë te mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme;
Të jetë i/e aftë të punojë në grup.

 

Të interesuarit, brenda datës 23.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.,  me adresë “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al

 

Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit:  04 22 333 08.