Inxhinier për sigurimet e pasurisë dhe sigurime inxhinierike, Tiranë

За нас

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Наслов на огласот * Inxhinier për sigurimet e pasurisë dhe sigurime inxhinierike, Tiranë
Категорија Инженер
Опис на работата

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Inxhinier për sigurimet e pasurisë dhe sigurime inxhinierike, Tiranë

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produkteve të Pasurisë.
  • Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet.
  • Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e  klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat.
  • Të hartojë strategji konkrete  dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike.
  • Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve.
  • Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja.
  • Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.
  • Inspektime në terren dhe pregatitja e raporteve të inspektimit të objekteve të marra në sigurim si për Përgjëejesi Ndërtuesi ashtu edhe per sigurime pasurie dhe inxhinjerike.
  • Inspektime të dëmeve në terren sa herë që kërkohet nga Zyra e Trajtimit të Dëmeve.
  • Pregatitja e preventivave të dëmeve sa herë që kërkohet nga Zyra e Trajtimit të Dëmeve.

Потребни квалификации

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë.
  2. Të ketë mbi dy vite eksperiencë pune ose vlerësues pasurie.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  5. Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 18.03.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.