MENAXHER/E DYQANI - TIRANE

За нас

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Наслов на огласот * MENAXHER/E DYQANI - TIRANE
Категорија Генерален менаџ&
Опис на работата

Në emër të një prej klientëve tanë, një qendër e njohur tregëtare, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

MENAXHER/E DYQANI

Roli dhe përgjegjësitë:

Menaxheri i dyqanit eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga kompania dhe punedhenesi.

Qellimi kryesor i punes se menaxherit te dyqanit eshte te permiresoje shitjet dhe maksimizoje fitimet duke rritur xhiron ditore. Per arritjen e ketyre objektivave menaxheri I dyqanit ka pergjegjesine kryesore qe lidhet me:  funksionimin e dyqanit; menaxhimin e stafit te dyqanit, kontrollin e kases, arketimet dhe inventarin; sherbimin ndaj klientit; aktivitetet e marketingut; aktivitetet logjistike dhe administrative per te cilat kane rene dakort me menaxherin e pergjithshem. 

Përgjegjesitë kryesore :

  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve per te pare nivelin e stokut
  • Merr ne dorezim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese ndiqet me perpikmeri; firmos dokumentacionin e nevojshem dhe koordinon me financen per mbylljen e gjendjes se inventarit pas marrjes se mallit ne dorezim
  • Perpilon raporte statistikore periodike per te analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grup moshave, etj., ne menyre qe te lehtesoj planifikimin, te parashikoje volumin e shitjeve ne te ardhmen dhe te maksimizoje perfitimet nga dyqani
  • Perpilon raporte te tjera sa here qe i kerkohet nga menaxheri pergjithshem
  • Merret me ceshtjet e stafit duke bere vleresimin periodik te performances, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional per stafin e dyqanit nepermjet: trajnimit formal, trajnimit jashte kompanise, instruksioneve ne baze ditore, ndarjen e informacionit te shkruar qe merret direkt nga “franchiser”, etj
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi dhe i propozon CEO dhe HR, kur eshte e nevojshme, masa disiplinore te argumentuara ne lidhje me problemet e konstatuara.
  • Perpilon me pergjegjesi liste prezencat javore dhe mujore te stafit, duke zbatuar te gjitha rregullat e percaktuara ne kete drejtim (orarin normal te punes, oret jashte orarit, ditet e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj)
  • Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan; te rregullit dhe pastertise ne dyqan dhe magazine, te funksionimit te perditshem te dyqanit si dhe te sherbimit ndaj klientit
  • I pergjigjet ankimimeve dhe komenteve te klienteve
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Menaxherin e Marketingut dhe duke marre aprovimin nga CEO, si psh. duke siguruar lidhjen me shkollat, mediat dhe komunitetin ne pergjithesi sa here qe i kerkohet;
  • Merr pjese ne mbledhjet periodike te organizuara nga CEO apo te tretet , kur eshte e nevojshme
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente qe lidhen me mbarevajtjen e dyqanit
  • Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit te shitjes te veshjeve ne pergjithesi; i paraprin ne avance dhe kupton interesat dhe tendencat e klienteve dhe monitoron ne menyre te qellimshme ecurine e konkurences
  • Sugjeron/propozon tek CEO ide dhe inisiativa per permiresimin e biznesit
  • Asiston vete ne shitje sa here qe eshte e nevojshme

Потребни квалификации

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune ne Retail;
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes italiane dhe angleze;
  • Te kete njohuri te mira te paketes Microsoft Office.

 

Друго (опционално)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 11/02/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Плата Konkurruese