Shef/e kuzhine

ART AND TOURISM DEVELOPMENT GROUP
За нас

Art and Tourism Development Group is one of the largest Hotel & Tourism Industry Company with a large extend on the Albanian Coast. With stylish rooms and convenient apartments in a very prestigious locations, you will find the ideal place for a productive business and enjoyable leisure time. You will definitely enjoy a new service that has mastered the balance between modernism of the business world and traditions of the Albanian hospitality.

Категорија Хотелиерство/Ту&
Опис на работата

Art and Tourism Development Group, një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit, me nje shtrirje të madhe në bregdetin shqiptar me resortet e mirënjohura si: ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice kërkon:

Shef/e kuzhine

Departamenti: Kuzhina
Raporton te: Drejtori   

                                   
Shefi/ja e kuzhinës është përgjegjës/e te menaxhoj kuzhinën në tërësi, duke filluar nga organizimi i kuzhinierëve dhe ndihmës kuzhinierëve deri te përzgjedhja e menysë dhe përgatitja e pjatave të një cilësie të lart. Gjithashtu, ky person mban çdo evidencë në kuzhinë dhe raporton drejtorin në lidhje me kuzhinën.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

Përgatit menynë

- Pregatit recepturat në bashkpunim me menaxherin food&Beverage

  • Përgatit vaktet dhe ushqimet ditore në bazë të menysë
  • Mbikëqyr përgatitjen dhe shërbimin e gjithë ushqimit
  • Sigurohet që ushqimi është përgatitur në cilësi dhe standarde të larta; në rast te kundërt është i gatshëm të ndërhyj
  • Sigurohet që vaktet të përgatiten dhe shërbehen në kohë të shkurtër dhe në sasi të caktuar
  • Mbikëqyr dhe kontrollon nivelin e stokut në kuzhinë, si dhe porositë e stokut
  • Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshëm i metodave të përgatitjes së ushqimit
  • Mëson stafin aftësi të cilat u duhen të përformojnë për të arritur standardet e kërkuara
  • Delegon detyrat gjithë stafit të kuzhinës në mënyrë efikase
  • Mbikëqyr dhe monitoron punën e gjithë stafit të kuzhinës
  • Siguron që higjiena të jetë maksimale në kuzhin.
  • Mbikëqyr dhe raporton shpenzimet e kuzhinës

Потребни квалификации

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

Preciz/e, i/e shkathët dhe i/e shpejtë
I/e besueshëm/e
I/e vëmendshëm/e ndaj detajeve, kreativ/e, dhe improvizues/e
Pozitiv/e dhe motivues/e
Aftësi të mira organizative dhe multifunksional/e
Fleksibilitet në orar të punës.
Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Kualifikimet: ?         

Minimum 3 vite përvojë pune si shef kuzhine hoteli apo restoranti
Aresimi profesional për kuzhinë
Përvoja në kuzhinat ndërkombëtare e dëshirueshme
Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Paga: E negociueshm

Друго (опционално)

Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV,

“ATDG” Sh.p.k
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit” 1. Tiranë, Albania. 

Faleminderit 

Departamenti i Burimeve Njerëzore

 E-mail: hr@atdg.al
Tel: +355 (0) 692031189

Shenim:

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”