ASISTENTE FINANCIARE – PRISHTINË

За нас

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Наслов на огласот * ASISTENTE FINANCIARE – PRISHTINË
Категорија Економист
Опис на работата

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Përgjegjëse për menaxhimin e punëve dhe udhëheqjen me arkën e hotelit, në bazë të dispozitave ligjore nga lëmi i kontabilitetit dhe financave;
  • Përgjegjëse për regjistrimin e të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve (daljes së parasë në të gatshme CASH) nga arka;
  • Përgjegjëse për përpunimit e pagesave me të gatshme, transaksioneve me kartë debiti dhe kartë krediti nga mysafirët, si dhe përgatitjen dhe dorëzimin e depozitave të përditshme bankare;  
  • Përgjegjëse për evidentimin me kohë dhe të saktë të shpenzimeve dhe mbajtjen e llogarive të plota dhe të sakta për të gjitha transaksionet me para të gatshme si dhe përgatit pasqyrat financiare të qarkullimit të parasë së gatshme;
  • Përgjegjëse që për çdo hyrje-dalje (pagesë) të dokumentojë me dokumente përkatëse (faturë);
  • Përgjegjëse për të gjitha lëvizjet/transaksionet monetare të bëra në arkë dhe sigurimin se në fund do të ketë barazim të plotë të këtyre transaksioneve;
  • Përgjegjëse për evidencën e të gjitha mjeteve materiale dhe financiare në arkë;
  • Përgjegjëse për pranimin dhe kontrollimin e faturave hyrëse të paguara me para të gatshme (CASH) dhe regjistrimin në librin e blerjes;
  • Përgjegjës për likuidimin e dokumentacionit për pagesë dhe llogaritje të faturave për shpenzimet komunale, faturave të energjisë elektrike, ujit, higjienës, ngrohjes qendrore etj;
  • Përgjegjëse për realizimin e pagesave me para të gatshme (CASH) ndaj furnitorëve dhe pagesave tjera përcjellëse si dhe furnizim me materiale; 
  • Përgjegjëse për pagesat dhe arkëtimet e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar në vend dhe jashtë Kosovës;
  • Përgjegjëse për barazimin e gjendjes me furnitor dhe blerës (të bëra me CASH) dhe të bëjë përcjelljen e dokumentacionit të kompletuar në kontabilitet;
  • Përgjegjëse për zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore, rregulloreve dhe udhëzimeve lidhur me menaxhimin e buxhetit dhe financave;
  • Përgjegjëse që në fund të vitit të sigurojë që të gjitha dokumentet të jenë të gatshme për auditim të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Përgjegjëse për implementimin e rekomandimeve nga auditimi i brendshëm dhe i jashtëm;
  • Përkujdeset për trajtimin e kërkesave apo shqetësimeve të mysafirëve, lidhur me faturat e tyre gjatë qëndrimit në hotel;
  • Përkujdeset për paraqitje të shkëlqyeshme dhe reprezantuese, me mbajtjen e uniformës të pastër, emrin e afishuar në uniformë dhe plotësimin e standardeve të higjienës personale;
  • Përkujdeset për përdorimin në mënyrë të rregullt, adekuat dhe si shtëpiak i mirë i inventarit, makinave dhe të pajisjeve të hotelit në përgjithësi;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve, inventarit të imët, sanitar, sigurinë nga zjarri;    
  • Përgjigjet materialisht për punën dhe për të gjitha veprimet e ndërmarra, gjatë kryerjes së detyrave të punës, për të cilat është kompetent;
  • Përgjegjës që për punën e kryer dhe për të gjitha rezultatet dhe problemet eventuale të punës të hartojë raporte mujore dhe periodike;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së Drejtorit Gjeneral dhe Menaxheres Rezidente, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij/saj.

Потребни квалификации

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Arsimimi i lartë profesional në ekonomik, me specializim në menaxhment, kontabilitet dhe financa; 
  • Njohuri shumë të mira profesionale dhe praktike në transaksionet monetare;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të Ligjit mbi tatimin në të ardhurat personale, Ligjit për menaxhimin e financave dhe të Ligjit për fondet pensionale, si dhe të dispozitave të tjera nga lëmi financiar; 
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe i interesuar dhe entuziast për punë; 
  • Shkathtësi të theksuara aritmetike dhe aftësi për punë në mënyrë të kujdesshme;  
  • Shkathtësi të zgjidhë dhe të përballet me probleme në situata praktike;
  • Shkathtësi të komunikimit të mirë në gjuhën shqipe dhe të gjuhës angleze;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT (Programet Microsoft Office, Fidelio, Free Balance etj);
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar;
  • Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij;
  • Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi, si dhe qëndrueshmëri të fortë në punë;
  • Njohuri për sistemet/programet e zakonshme llogaritëse;
  • Njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas mysafirit;
  • I dëgjueshëm, fleksibil dhe me qasje diplomatike ndaj problemeve;
  • Të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë pune në menaxhimin e financave;
  • Certifikatë mbi kryerjen e kualifikimeve dhe trajnime në mbajtje të librave apo kontabilitet;
  • Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion dhe përgjegjësitë që e ngarkojnë me këtë aneks kontratë të punës dhe aktet e tjera normative të punëdhënësit.

PAGESA: Shumë e mirë.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Друго (опционално)

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com ,për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 02 Korrik 2019. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Плата Shumë e mirë