People First

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri kanë përzgjedhur The Headhunter që të zbatojë Projektin “People First: Rritja e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara” (“People First”), një qasje e fokusuar të burimet njerëzore për të stimuluar rritjen e pozicioneve të punës dhe të punësimit në sektorin shqiptar të turizmit.

“People First” do të promovojë rritjen e punësimit duke trajnuar dhe punësuar punonjës me njohuritë që kërkohen nga bizneset e ndryshme të industrisë së turizmit anembanë Shqipërisë. Projekti do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, Qendrave të Trajnimit Profesional dhe bizneseve, si dhe do të krijojë shtigjet për punonjësit e ardhshëm – në mënyrë të veçantë për të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës. Ky projekt do të përqëndrohet në pesë vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Tiranë, në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër/Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.

Në pesë vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia do të investojnë 6 milionë dollarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në sektorin shqiptar te turizmit.

News

Прочитај повеќе
Компанија / Позиција Место Времетраење Прегледи
Immense Group

Immense Group kërkon të punësojë Recepsionist/e.

Durrës 1 Денови 434
Greeny TIrana

Nd/kuzhinier(e)

Tiranë 12 Денови 1831
Greeny TIrana

Motorrist

Tiranë 43 Денови 1787
Прочитај повеќе