DREJTOR/ESHË EKZEKUTIV/E – PRISHTINË

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * DREJTOR/ESHË EKZEKUTIV/E – PRISHTINË
Kategorija Generalni menadžer
Vrsta posla Full Time
Opis posla

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Zhvillimi i strategjive biznesore të kualitetit të lartë, politikave operacionale dhe planeve strategjike duke siguruar përputhshmëri me objektivat afatshkurtëra dhe afatgjata;
  • Zhvillimi i një sistemi monitorues dhe vlerësues të KPI-së së strategjisë së organizatës dhe implementimin e planeve të tyre përkatëse të aksionit;
  • Zhvillimi i kulturës së kompanisë dhe vizionit të përgjithshëm të kompanisë;
  • Dizajnimin e organogramit të rishikuar të organizatës me role dhe përgjegjësi të qarta (të bashkërenditur me strategjinë e re);
  • Udhëheqë dhe motivojë vartësit për të avancuar angazhimin e punojnësve, dhe për të zhvilluar një ekip menaxherial me performancë të lartë;
  • Mbikqyrë të gjitha operacionet dhe aktivitetet e biznesit për t’u siguruar që arrijnë rezultatet e dëshiruara dhe janë konsistente me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm;
  • Bën vendime investimi me cilësi të lartë për të avancuar biznesin dhe rritur profitin;
  • Fuqizon respektimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të mirëmbajtur ligjshmërinë e kompanisë dhe etikat biznesore;
  • Mbikqyrë aktivitetin fiskal të kompanisë, përfshirë këtu buxhetimin, raportimin dhe auditimin;
  • Rishikon raportet financiare dhe jo financiare për hartimin e zgjidhjeve dhe përmirësimeve;
  • Ndërton marrëdhënie të bazuara në besim me partnerët kyq dhe palët me interes, si dhe funksionon si pikë kontakti për palët e rëndësishme të interesit;
  • Analizon situatat problematike dhe ndodhitë, dhe ofron zgjidhje për ta siguruar mbijetesën dhe rritjen e kompanisë;
  • Mirëmbanë njohuri të thellë rreth tregjeve dhe industrisë së kompanisë;
  • Ofron udhëheqësi inspiruese përgjatë tërë kompanisë;
  • Raporton tek bordi i drejtorëve dhe i mbanë ata vazhdimisht dhe me kohë të informuar;
  • Punon me bordin ekzekutiv për të përcaktuar vlerat dhe misionin dhe planifikon për synimet afatshkurtëra dhe afatgjata;
  • Vepron si zëdhënësi kryesor për kompaninë;
  • Krijon një ambient që promovon performancë të lartë dhe moral pozitiv;
  • Punon me aktorë të lartë, zyrtarin kryesor financiar, zyrtarin kryesor operativ dhe drejtuesit e tjerë;
  • Sigurohet që të gjitha dokumentet ligjore dhe rregullative janë dorëzuar/protokoluar dhe monitoron përputhshmërinë me ligjet dhe rregullat;
  • Identifikon dhe adreson problemet dhe mundësitë për kompaninë;
  • Krijon aleanca dhe partneritete me organizatat e tjera;
  • Mbikqyrë operacionet ditore të kompanisë;
  • Punon për së afërmi më departamentin e burimeve njerëzore për të siguruar rekrutim kualitativ të anëtarëve të ri të stafit kur është e nevojshme/sipas nevojës.

Traženi uslovi

KËRKESAT E PROFILIT:

  • MBA/MSc/MA në administrim biznesi, apo fushë të ngjajshme;
  • Përvojë e dëshmuar si Drejtor/eshë Ekzekutiv/e ose në pozita të tjera menaxheriale (preferohen 5+ vite përvojë);
  • Përvojë në zhvillimin e strategjive fitimprurëse dhe implementimin e vizionit;
  • Aftësi për të kuptuar mirë parimet e financimit të korporatave dhe parimeve të menaxhimit të performancës;
  • Njohuri mbi funksionet e ndryshme të biznesit si marketingu, PR, financa etj.;
  • Njohuri mbi profitin dhe humbjen, bilancin dhe menaxhimin e rrjedhës së parave, dhe financave të përgjithshme dhe buxhetimit;
  • Njohuri të thella mbi qeverisjen e korporatave dhe praktikave më të mira të menaxhimit në përgjithësi;
  • Mentalitet sipërmarrës me shkathtësi të jashtëzakonshme organizative dhe aftësi drejtuese;
  • Aftësi analitike dhe shkathësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe aftësi të të folurit publik;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, (njohja e një prej gjuhëve lokale/rajonale do të konsiderohet si aset);
  • Aftësi për të ndërtuar konsensus dhe marrëdhënie mes ekzekutivëve, partnerëve dhe punëtorëve;
  • Njohuri lidhur me burimet njerëzore dhe personelin menaxhues;
  • Shkathtësi të dëshmuara negocijimi;
  • Aftësi për të kuptuar problemet e reja shpejt dhe për të ndërmarrë vendime të menqura;
  • Aftësi për të inspiruar vetëbesim dhe për të krijuar besueshmëri;
  • Aftësi për të punuar nën presion, si dhe për të planifikuar në mënyrë efektive ngarkesat personale të punës dhe për të deleguar;
  • Përvojë në TI dhe kultura të kualitetit më të lartë të kompanive në fushën e teknologjisë (një përparësi).

Ostalo (Opciono)

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com ,për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 30 Korrik 2018. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Zarada Konkuruese