Recepsionist/e

O nama

Elite Palace Hotel&Shansi Invest Group Sh.p.k një nga kompanitë lider në fushën e ndrtimit&Turizmit, në shqipëri:

Naziv pozicije * Recepsionist/e
Kategorija Hotelijerstvo/Turizam
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Elite Palace Hotel&Shansi Invest Group Sh.p.k  një nga kompanitë lider në fushën e ndrtimit&Turizmit, në shqipëri kërkonë të punësoi:

Traženi uslovi

  • PËRSHKRIMI I PUNËS PËR PËRGJEGJËSIN E REZERVIMEVE
  • TITULLI I PUNËS:
  • Përgjegjës për rezervimet
  • RAPORTON TEK:  Menaxheri/Menaxhere i Departamentit të Recepsionit
  • PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
  • Siguron mbarëvajtjen e punës në Departamentin e Recepsionit, nëpërmjet shërbimit të rezervimeve të shpejtë dhe efikas, me qëllimin për të maksimizuar të ardhurat nga dhomat e hotelit dhe për të arritur ose tejkaluar objektivin e paracaktuar për këto të ardhura.
  • Supervizon rezervimet e bëra nga stafi i recepsionit, duke siguruar zbatimin e politikave dhe procedurave të hotelit lidhur me rezervimet dhe tarifat e dhomave, nën drejtimin e Menaxherit të Departamentit të Recepsionit, trajnimin e stafit lidhur me sistemin e rezervimit, është përgjegjës për të kryer të gjitha detyrat e tjera që mund ti caktohen nga stafi drejtues. Ndihmon Zv. Menaxherin dhe Menaxherin e departamentit për buxhetimin, parashikimin dhe rekrutimin e stafit.
  • DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PËRGJEGJËSIT TË REZERVIMEVE:
  • Ka njohuri të plota të procedurave të rezervimit, sipas manualit të SOP-ve të hotelit.
  • Përgjegjës për të gjitha llojet e rezervimeve të bëra nga burime të ndryshme.
  • Siguron që stafi i departamentit të recepsionit të jetë vazhdimisht në dijeni të dhomave të lira, të dative kur hoteli është i shitur i gjithi, të datave me kërkesa të larta etj.
  • I përgjigjet të gjitha kërkesave për rezervime, duke ofruar shërbim të shpejtë dhe të saktëe duke zbatuar të gjitha procedurat për kryerjen, ndryshimin dhe anullimin e rezervimeve.
  • Përgatit gjithë procesin para mbërritjes së grupeve, si edhe listën e akomodimit në dhoma të pjesëtarëve të grupit (rooming list).
  • Krijon dhe administron tarifat e paketat e ndryshme, të cilat konfigurohen në sistemin e rezervimeve të hotelit.
  • Ndjek të gjitha rezervimet e ardhura nga palët e treta (booking.com, agjencitë etj).
  • Mban korrespondencë të vazhdueshme dhe koordinon punën me palët e treta, si edhe zgjidh problemet që mund të krijohen gjatë procesit të rezervimit.
  • Është përgjegjës për të ruajtur barazinë tarifore ndërmjet palëve të treta.
  • Administron sistemet e jashtme kompjuterike të komunikimit me palët e treta (si extraneti për agjencitë e udhëtimit, motorrët e rezervimit në ëeb etj).
  • Përditëson noshoës dhe anullimet e rezervimeve, për të shmangur pagesat e komisioneve të tepërta.
  • Merret me korrespondencën, letrat, e-mailet, fakest që dërgohen, të cilat kontrollohen më parë nga Menaxheri i Dep.
  • Rishikon listën e rezervimeve të kryera çdo ditë.
  • Përgatit letrat/emailet e konfirmimeve dhe siguron që ato të dërgohen për të gjitha rezervimet e mbyllura brenda kohës së përcaktuar.
  • Monitoron rezervimet në tentativë/provizore/në listë pritjeje të bëra në sistemin e rezervimit dhe ndjek procedurat e depozitave/garancive për rezervimet e mbyllura.
  • Merret me kërkesat për shërbime të veçanta dhe ja kalon të dhënat departamenteve përkatëse.
  • Merret me kontratat me palët e treta për blerjen e dhomave me shumicë (allotment) dhe krijon allotments në sistemin e menaxhimit të hotelit.
  • Rishikon raportin ditor të mbërritjeve çdo mëngjes.
  • Është përgjegjës për përgatitjen e parashikimit për zënien e hotelit (occupancy) për peridhat përkatëse.
  • Ndjek mbi bazë ditore, javore, mujore dhe vjetore të dhënat statistikore për qëllime analitike, buxhetore dhe parashikuese.
  • Është përgjegjës për trajnimin e stafit lidhur me sistemin dhe procedurat e rezervimit.
  • Është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe procedurave të rezervimit.
  • Është përgjegjës për ruajtjen e tarifave të veçanta për kompanitë/Agjencitë turistike në system dhe në dosjen përkatëse të korrespondencës.
  • Bashkëpunon me sektorin e recepsionin, të financës dhe me stafin drejtues të departamentit për analizën e zënies dhe tarifave të hotelit.
  • Identifikon Llogaritë me të ardhura më të larta dhe informon stafin e recepsionit.
  • Njeh mirë dhomat dhe facilitetet e hotelit dhe siguron transmetimin e kësaj njohurie tek agjentët e jashtëm të rezervimit.
  • Garanton trajtim të veçantë për klientët e përsëritur dhe ata VIP.
  • Kontrollon dhe siguron që sistemi telefonik të jetë në gjendje pune gjatë gjithë kohës.
  • Monitoron dhe koordinon rezervimet e grupeve me sektorin e recepsionit, stafin drejtues dhe departamentet e tjerë.
  • Ndjek rezervimet tentativë dhe përditëson statusin e rezervimeve.
  • Rishikon no-shoë dhe anullimet e rezervimeve dhe aplikon penalitetet sipas politikave përkatëse të hotelit.
  • Rishikon bllokimet e dhomave/suitave për qëndrimet e gjata, dhe kërkesat e veçanta të grupeve.
  • Mbikqyr rezervimet e grupeve.
  • Mban marrëdhënie kordiale me klientët tregtarë (tur operatorët, agjencitë turistike, booking.com etj)
  • Sjell në vëmendjen e stafit drejtues kur është e nevojshme të ndryshohet status i disponueshmërisë së hotelit dhe ndërmerr veprimin përkatës (psh. hotel fully booked, only 2 rooms left on this hotel)
  • Përgjegjës për ruajtjen e pastërtisë dhe rregullit në vendin e punës gjatë gjithë kohës.
  •  Në përgjithësi, kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga stafi drejtues i departamentit.

 

Ostalo (Opciono)

Kriteret:

Eksperjence ne te pune te ngjashme per te pakten 2 vjet. 

  • Te komunikoje rrjedheshem me shkrim dhe me goje ne Shqip
  • Te komunikoje rrjedheshem me shkrim dhe me goje ne Anglisht
  • I vemendeshem ndaj detajeve dhe standarteve te kerkuara. 
  • I dipsonueshem te punoje sipar orareve te kerkuara. 
  • Njohuri mbi Microsoft Office.
  •  Nese permbushni kriteret e mesiperme, do ta vleresonim dergimin e aplikimit tuaj (nje CV me -fotografi)

Aftësitë

Energjik/e

I adaptueshëm/

Experience:

Recepsionist ( 2 Vite  

-Kompania ofron transport për punonjësit Qender Tiranë Hotel dhe anasjelltas

Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV,

“Shansi Invest Group” Sh.p.k
Adresa: Rruga Surrel Dajt Tiranë, Albania. 

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Faleminderit 

 E-mail: info@elitepalace.al
Tel: +355 (0) 676050091

Shenim:

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”