Shofer

O nama

Aleat Sh.p.k. ("Aleat") është një kompani që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të Idemia Identity & Security (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. Kontrata e konçesionit u ratifikua me ligjin nr. 9972 datë më 27.08.2008, dhe ndryshuar dhe zgjeruar kohët e fundit me ligjin nr. 129/2013, data në 25.04.2013.

Kategorija Održavanje/Popravke
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Morpho dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për SHOFER me kontratë të përcaktuar kohore 3 mujore.

KËRKESAT
 

  • Diplomë të shkollës së mesme.
  • Minimumi 5 vjet përvojë në drejtim automjeti.
  • Njohja e anglishtes është një avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësia për të drejtuar nje mjet me shumë pasagjerë në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme.
  • Fleksibël për të punuar kohë shtesë dhe gjatë fundjavave.
  • Fleksibël për të udhëtuar në të gjithë Shqipërinë.
  • Njohuri të gjerë të infrastrukturës gjeografike të Shqipërisë.
  • Aftësia për të njohur nevojat e mirëmbajtjes së automjetit.
  • Aftësia për të kryer riparime të vogla të automjetit.

Traženi uslovi

DETYRAT

  • Drejton dhe mirëmban automjetin e transportit me një fokus në sigurinë e personelit, dokumenteve dhe furnizimeve.
  • Kryen inspektimin e automjetit para dhe pas udhëtimeve.
  • Kryen mirëmbajtje të vogla të automjetit kur është e nevojshme.
  • Kryen furnizimin e automjetit me karburant dhe kujdeset që serbatori të jetë gjithmonë në gjendje optimale para udhëtimeve.
  • Sigurohet që mirëmbajtja periodike e planifikuar e automjetit është e përfunduar dhe e raportuar.
  • Dokumenton përdorimin e automjetit.
  • Përgatit raportet e udhëtimeve.
  • Përgatit raporte të aksidenteve dhe incidenteve sipas nevojës.
  • Siguron shërbime tjera që i kërkohen nga drejtues të kompanisë kur nuk janë të angazhuar në shërbimin e transportit.

Ostalo (Opciono)

TE GJITHE TE INTERESUARIT TE DERGOJNE NJE CV TE PLOTE ME DETAJE TE EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANE burime.njerezore@aleat.comDUKE SPECIFIKUAR POZICIONIN PER TE CILIN APLIKON.
JU BEJME ME DIJE SE VETEM KANDIDATET E PERZGJEDHUR DO TE KONTAKTOHEN PER INTERVISTE.