MENAXHER I DEPARTAMENTIT TË KORPORATAVE – PRISHTINA

Rreth nesh

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Titulli i postimit * MENAXHER I DEPARTAMENTIT TË KORPORATAVE – PRISHTINA
Kategoria Bankë
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Përgjegjës për rritjen e portfolios dhe profitabilitetin e Departamentit të Korporatave.
  • Përgjegjës për përgatitjen e buxhetit për departamentin dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
  • Përgjegjës për arritjen e të gjitha objektivave mujore/ vjetore, përfshirë volumet e kredive, kualitetin e portfolios, kartelat, Pikat e shitjes (POS), depozitat, të ardhurat nga interesi dhe provizionet, shpenzimet;
  • Ka përgjegjësi të përgatisë dhe të implementojë strategjinë e Departamentit të Korporatave si: planifikimin, konceptimin dhe implementimin e planeve të biznesit, strategjinë e shitjes;
  • Planifikon, përcakton objektiva të shitjes, monitoron dhe njofton degët në lidhje me shitjet e Departamentit të Korporatave;
  • Identifikon produktet e reja që banka mund te ju ofroj klientëve në baza profitabile;
  • Siguron margjina profitabile në asete dhe detyrime: menaxhim të duhur të çmimeve preferenciale, aprovon kërkesat për çmime preferenciale nga degët në lidhje me huatë dhe depozitat;
  • Zgjeron bazën e klientëve dhe siguron profitabilitetin e produkteve të Departamentit për Korporata dhe të kërkojë ndryshime kur është e nevojshme;
  • Menaxhon biznesin e degëve në mënyrë që të sigurohet që stafi i shitjes kanë kualifikim të duhur, përvojë dhe aftësi të orientuara drejt shërbimit ndaj klientëve;
  • Punon ngushtë me Departamentin e Marketingut për të identifikuar teknikat më të mira të marketingut për të promovuar dhe shitur produktet;
  • Partner në zhvillimin e politikave të kredisë, procedurat, politikat standarde, format e kredive dhe në marrjen e vendimeve për kredi;
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, ka përgjegjësi për trajnimin e stafit të vijës së parë të shitjes;
  • Të rrisë pjesëmarrjen në treg, dhe të zhvillojë planet për veprim në mënyrë që të maksimizojë mundësit e reja për zhvillimin e biznesit;
  • Të jetë i përfshirë ngushtë në procesin e miratimit të kredive në përputhje me politikat e riskut;
  • Menaxheri i departamentit te Korporates do te jete pergjegejs per te specializuar  segmentin e Korporatës për përcjelljen më të mirë të klientëve startegjik sa i përket:
  • top-up; X-sell;
  • përcjelljes se kushteve te përcaktuara me rastin e kreditimit (credit covenants);
  • ndihmës ndaj segmenteve të tjera brenda Bankës (PI dhe Mikro) duke sjellë klientët e Korporatave dhe punëtoreve të tyre brenda bankës;
  • përtrirjes, mbylljes, bilancit pozitiv të Overdraftëve dhe Linjave Kreditore të po këtyre klientëve.

Kërkesat e profilit

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë në shkencat Ekonomike, Administrim të Biznesit ose Diplomë të ngjashme – preferohet grada Master në Ekonomi ose Administrim Biznesi;
  • Njohuri të detajuara në gamen e produkteve të Bankës;
  • Pesë (5) vite përvojë punë në Bankë në menaxhim të stafit të biznesit/ degës;
  • Aftësi  për të marrë iniciativë;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Aftësi  të mira komunikuese;
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;
  • Aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Kompetencat kyçe:
  • Të kuptojë biznesin;
  • Integriteti dhe besimi;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Të motivoje të tjerët;
  • Aftësi planifikuese;
  • Shkathtësi strategjike;
  • Fokusimi në Klientë;
  • Delegimi;
  • Të ndërtojë ekipe efektive;
  • Negocimi;
  • Organizimi i punës së stafit;
  • I/e orientuar drejt rezultateve.

Tjetër (Opsionale)

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data  03 Dhjetor 2018. Te gjithe kandidatet te cilet aplikojne për këtë pozitë, ju lutemi të ceket pozita e punës për të cilën aplikoni në “Subject Line”.

 

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV)

Paga Konkuruese