Gazetar/e Biznesi

Rreth nesh

A2 është një televizion informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018. Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit ditor. A2 CNN solli risi në treguan informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN. A2, krahas programacionit origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të dokumentarëve të CNN. Për të përzgjedhur stafin e televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët dhe producëntët më në zë të CNN. A2 CNN transmeton më shumë informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Titulli i postimit * Gazetar/e Biznesi
Kategoria Editoriale/Gazetari
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

A2, ekskluzivitet i lajmeve CNN, po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për profesioniste me eksperiencë editoriale:

  • Gazetar/e Biznesi

Njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe anglisht.

PËRGJEGJESITË:

  • Të propozoj tema në mëngjes në fillimin e punës,
  • Të jetë i/e informuar mbi aktualitetitn ekonomik nga vendi dhe bota, si dhe për personazhet kryesorë të temave dhe cështjeve të caktuara
  • Të propozojë cdo mëngjes një temë për t’u ndjekur atë ditë, mënyrën sesi do ta realizojë dhe personazhet që do të intervistojë,
  • Të marr pjesë në mbledhjen e mëngjesit me stafin editorial, në të cilën prezantohen temat e diskutuara dhe të vendosura paraprakisht nga Sektori i Ekonomisë, por edhe tema që do të trajtojnë gazetarët e tjerë,
  • Të ndjekë zbatimin e temës (kronikës) në terren, duke realizuar intervista,
  • Të realizoj në terren kronikën apo temën që ka marrë përsipër,
  • Të realizoj intervista të gjata me personazhe të caktuar,
  • Të realizoj në terren kroniken, ndjekjen e të gjithë elementëve, që nga xhirimet, stand up, intervistat,
  • Të marrë pjesë në konferencat për shtyp dhe aktivitete të tjera të miratuara nga stafi editorial,
  • Të ndjekë konferencat për shtyp, mbledhjet e komisioneve parlamentare apo seancat plenare, si dhe aktivitete të tjera të miratuara paraprakisht nga stafi editorial,
  • Të realizojë kronikën përkatëse, me të gjithë elementët, të cilat diskutohen paraprakisht me Sektorin e Ekonomisë,
  • Të krijoje network me burime në institucionet që do të mbulojë,
  • Të ketë burimet e tij/të saj në institucionet që do të mbulojë, nëpërmjet të cilave të informohet mbi lajmet ekskluzive apo edhe aktivitetet që do të ketë,
  • Të ndjekë me informacion çështjet që do t'i ngarkohen nga Sektori i Ekonomise dhe stafi editorial,
  • Të realizojë lidhje direkte për edicionet e lajmeve,
  • Të ketë aftësinë që të realizoj lidhje drekte me edicionet e lajmeve në fasha të ndryshme orari, në bazë të nevojave që do të ketë redaksia. Përpara lidhjes direkte, ai/ajo duhet të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me temën që do të referojë.
  • Të ketë gadishmërinë për të qënë pjesë e emisioneve dhe hapësirave të kërkuara nga televizioni,
  • Të jetë në dispozicion të redaksisë për të realizuar lidhje të ndryshme me emisionet apo edhe hapësirat e kërkuara nga televizioni për temat që ka mbuluar. Përpara realizimit të këtyre lidhjeve, ai/ajo duhet të jetë i pajisur me të gjithë informaiconin e nevojshëm.
  • Të ketë aftësinë për të kryer research dhe analiza,
  • Të ketë aftësinë për të bërë kërkime hulumtuese lidhur me temat që do të ndjekë. Këto kërkime do të jenë pjesë e kronikave, lidhjeve direkte apo pjesëmarjes së emisione që ai/ajo do të realizojë.
  • Të realizoje montimin e kronikës,
  • Të montojë vetë kronikën që ka marrë përsipër, sipas sistemit me të cilin punon televizioni. Përpara monitimit të kronikës, teksti, koka dhe tritrat do të shihen dhe do të miratohen nga Producentja Ekzekutive e Departamentit të Ekonomisë, e cila do të bëjë edhe kontrollin e kronikës në përfundim, përpara dorëzimit në montazh.
  • Detyra te tjera qe mund t'i caktohen.

Kërkesat e profilit

KËRKESAT:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Finance, Ekonomiks, Gazetari, Komunikime ose fushë të ngjashme,
  • Të paktën 2 vjet eksperience në raportim ose gazetari përbën avantazh,
  • I/e motivuar, energjik/e, krijues/e dhe agresiv/e,
  • Aftesi shume te mira per te shkruajtur, redaktim dhe aftësi teknike,
  • Njohuri dhe eksperience pune me mjetet aktuale të krijimit të medias dhe sistemet bashkëkohore të redaksisë,
  • Te posedoj gjykim të mprehtë,
  • Angazhim në mediat sociale dhe dixhitale,
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë,
  • Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni,
  • Aftësi për të punuar me orar pune fleksibel, duke përfshirë naten dhe fundjavat dhe të punojë si pjese e një ekipi,
  • Etikë profesionale e punës dhe gjithmone i gatshem.

 

Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Per të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem vizitoni faqen tonë Career website.

Data e fundit e aplikimeve është 10.11.2021.

Departamenti i BNJ
https://a2news.com/careers/