Durrës, ofroj vend pune KIMIST/E SPECIALIST PËR PRODUKTET USHQIMORE

Rreth nesh

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.

Titulli i postimit * Durrës, ofroj vend pune KIMIST/E SPECIALIST PËR PRODUKTET USHQIMORE
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kompania TEUTA DURRES, kërkon të punësojë:

KIMIST/E SPECIALIST PER PRODUKTET USHQIMORE

Objektivat:

  • Përcakton qëllimet, përmirëson proceset e prodhimit dhe zgjidh problemet në bashkëpunim me menaxherët në të gjithë kompaninë;
  • Përkthen kërkesat e konsumatorëve dhe drejtuesve në strategji dhe procese të prodhimit, duke qenë në linjë me politikat e kompanisë dhe duke menaxhuar në mënyrë efektive prodhimin e produkteve;
  • Zhvillon plane, buxhete, politika dhe procedura të lidhura me të gjitha operacionet e prodhimit.

Përgjegjësitë:

  • Plan javor, mujor të prodhimit;
  • Rishikimi dhe përshtatja e planit të prodhimit sipas nevojave;
  • Kontrolli i orareve dhe frekuentimit të punonjësve në varësi;
  • Kontrolli i disiplinës dhe uniformave të punonjësve në varësi;
  • Sistemim të produkteve të përfunduara (mbas prodhimit) në mënyrë të rregullt në magazinë;
  • Kontrolli i cilësise i cili duhet të bëhet 3-4 herë në ditë me procesverbal;
  • Menaxhimi i lëndëve të para që nevojiten për prodhim (produkt, ambalazh etj.);
  • Normativat;
  • Recepturat e të gjitha produkteve (kur ka ndryshime duhet të merret firma tek drejtuesi përkatës);
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore në varësi;
  • Siguria ushqimore në çdo repart;
  • Kontrolli i rendimentit të çdo makinerie që të jenë me kapacitet të plotë.

Kërkesat e profilit

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Kimike;

Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale;

Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme mbi dy vite eksperiencë.

Aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;

Tjetër (Opsionale)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com deri në datën 15.11.2020.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.