Menaxher Projekti

Rreth nesh

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Titulli i postimit * Menaxher Projekti
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një prej klientëve tanë,kompani projektuese elektrike,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

                                                 MENAXHER PROJEKTI

 

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM

 

Menaxheri I Projektit  planifikon, organizon dhe kontrollon punimet për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afateve të paracaktuara pa cenuar cilesinë e punimeve. Orienton grupet e punes në objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik.Gjithashtu, është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet që kompania zhvillon.

Detyrat kryesore:

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respective;
  • Kordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike;
  • Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në project;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Udhëheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret;
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne përputhje me standartin teknologjik.

 

 

Kërkesat e profilit

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. I preferuar profilizimi ne drejtimin energjitik;
  • Nivel eksperience pune jo me pak se 5(pese) vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri te mira te  programeve: Autocad, llogaritje Teknike Elektrike / DIALUX , etj. 

 

AFTËSI TË TJERA:

  • Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe të interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Të njohë llogaritjet teknike-elektrike të impianteve elektrike;
  • Furnizim,shpërndarje,komandim të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU;
  •  Aftësi të mira në projektimin dhe koordinimin e punimeve elektrike;
  •  Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;                        
  • Të zotërojë etikë dhe integritet professional;
  •  Aftësi për të punuar në grup dhe iniciativë;
  •  Të jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.

 

Tjetër (Opsionale)

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 06/01/2021

Provo suksesin me The HeadHunter!

Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!