Inxhinier Ndertimi - Drejtues Departamenti

Rreth nesh

Kompani e specializuar ne fushen e ndertimit

Titulli i postimit * Inxhinier Ndertimi - Drejtues Departamenti
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Departamenti Inxhinierik ka si detyre suportin teknik gjate te gjithe fazave te ndertimit, ne perputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, per te ruajtur standardet, menaxhuar kostot dhe lehtesuar certifikimin e punimeve si ne fazen e ndertimit ashtu dhe ne ate te dorezimit te objektit. Gjithashtu eshte pergjegjes per menaxhimin e furnitoreve dhe pergatitjen e ofertave per projekte te ndryshme apo tendera.

Eshte pergjegjes per:

1.      Implementimin e projekteve te ndertimit 

2.      Detajimin e preventivit te objektit, vendosjen e perparesive dhe ndjekjen ne menyre te vazhdueshme te puneve deri ne realizimin e tyre me sukses sipas standarteve duke pasur ne fokus menaxhimin e kostove

3.      Vlereson nevojat dhe problemet per ceshtjet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre

4.      Identifikon risqet kryesore ne realizimin e projektit dhe i raporton ato tek administrator

5.      Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen

6.      Para fillimit te punimeve analizon projektin dhe detajon preventivin, per te bere te mundur kalkulimin e nje kosto paraprake te objektit mbi te cilen do te bazohet gjithe projekti

7.      Eshte pika e pare e kontaktit me Inxhiniret qe jane ne kantier dhe pervec suportit teknik te nevojshem, perfshihet dhe ne procesin e kontrollit financiar/teknik qe ben nje monitorim konstant te ecurise se projektit

8.      Mban pergjegjesi per detajimin e sakte te preventivit duke perfshire te gjithe zerat e domosdoshem qe do jene pjese e objektit sipas specifikimeve teknike, por duke ruajtur dhe standardet qe aplikon kompania

9.      Ndjek ecurine e punimeve ne kantier, duke ndertuar paralelisht ne Autocad projektin, me ane te cilit ri-konfirmon volumet e punimeve te kryera konform preventivit

10.  Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme per te ndihmuar Inxhinierin ne kantier mbi zbatimin e projektit dhe kushteve teknike

11.  Ne kordinim me strukturat e tjera te kompanise, identifikon  materialet, pajisjet dhe makinerit e nevojeshme per realizimin e projektit

12.  Ndjek dhe (raporton ne rast evidentimi te harxhimit jashte normave te materialeve ) mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper

13.  Eshte pergjegjes per pergatitjen e situacioneve mujore faktike dhe atyre progressive

14.  Monitoron koston e projektin duke bere analize kosto per te gjithe produktet dhe sherbimet

15.  Eshte pergjegjes per identifikimin e zerave qe tejkalojne ne cmime dhe sasi preventivin fillestar te ndertuar

16.  Krahasimi i furnizimeve me inventaret fizike mujore, per te evidentuar saktesite e librezave te masave

Kërkesat e profilit

KËRKESAT E PROFILIT:

-          Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi)

-          Një diplomë pasuniversitare përben avantazh

-          Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare

-          Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

-          Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike që aplikohen për kompanitë e ndërtimit.

-          Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen              e prioriteteve

-          Të përdorë mirë programet Inxhinierike dhe Microsoft office

-          Te jete I pajisur me patente

Paga 150000