Kërkohet Drejtor Marketingu pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit

Federata Shqiptare e Basketbollit
Titulli i postimit * Kërkohet Drejtor Marketingu pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kërkohet Drejtor Marketingu pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit
Federata Shqiptare e Basketbollit, me zgjerimin e aktivitetit të saj me kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare,
shpall thirrjen për aplikim, në pozicionin e Drejtorit të Marketingut (DM).
Personi I përzgjedhur për këtë pozicion, duhet të plotësojë kriteret si vijojnë:
Personat që kanë background basketbollistik, kanë përparësi.

Kriteret e Përgjithshme të DM:
1. Pregatit planin e Marketingut dhe harton startegjinë vjetore të zhvillimit të aktiviteteve dhe organizon e
drejton punën për rritjen e të ardhurave të Federatës , harton Planin e Përgjithshëm të Marketingut dhe
propozon buxhetin e marketingut bazuar në këtë plan.
2. Është përgjegjës , për imazhin dhe paraqitjen e aktivitetit në media, në rrjete sociale
3. Është përgjegjës për hartimin e strategjisë së fushatave të marketingut (të brendshme dhe të jashtme) për
të siguruar eficencën maksimale të tyre, peësa i përket brandit/produktit (eventet sportive basketbollistike)
4. Merr pjesë në proçesin e zhvillimit të rrjetit; në qytete të ndryshme ku ka shtrirje të aktiviteteve
basketobllistike, duke ndjekur politikën e gjithëpërfshirjes në eventet basketbollistike të të gjitha kategorive
5. Merr pjesë në proçesin e zhvillimit të produktit/Eventit basketbollistik të shitshëm ndaj publikut,
mediave,sponsorëve, grupeve të interesit/komunitetit të basketbollit dhe ndjek ecurine e tyre. Në bazë të
rezultateve, sugjeron përmirësime në strategjitë e marketingut të eventeve sportive
6. Ndjek dhe informon antarët për të gjitha eventet e organizuara nga FIBA dhe partnerët e tjerë
ndërkombëtare basketbollistike, duke krijuar kontakte dhe shkëmbyer eksperienca
7. Krijon rrjete lokale dhe kombëtare bashkëpunimi për promovimin dhe mediatizimin e eventeve
Basketbollistike
8. Ndjek me përpikmëri programe kualifikimi të ofruara nga FIBA, Liga Unike, Federata të Tjera kombëtare,
apo partnerë të tjerë me të cilat FSHB bashkëpunon dhe trajnon në fushën e marketingut, duke shpërndarë
informacionin/trajnuar, shoqatat anëtare të Federatës së Basketbollit.

Për të përmbushur detyrat e tij/saj DM:
- manaxhon marrëdhëniet brenda stafit për zhvillimin e marketingut
- manaxhon marrëdheniet me kompanitë,agjensitë e reklamave dhe furnitorët e ndryshem,mediat dhe sponsorët
- mban lidhje me përfaqësuesit e shoqatave të basketbollit, dhe organizon trajnime me to anëtare të FSHB-së si
edhe autoriteteve lokale
-përgjegjës për sportin, dhe siguron plotësimin e nevojave, te lidhura me ruajtjen e standartit vizual të brendshëm
dhe të jashtëm të eventeve basketbollistike.
 

Kërkesat e profilit

Profili Individual i dëshiruar:
• Të ketë përfunduar studimet e larta,
• Të ketë marrë pjesë në trajnime në fushën e marketingut
• Njohës dhe ndejkës I mirë I aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare
• Të ketë eksperiencë pune në fushën e Marketingut, në kompani apo institucione, jo mw pak se tre vjet
• Kërkohen njohuri marketimi të eventeve sportive, (preferohet basketbollistike)
• Njohuri të mira në marketing dhe komunikim për të përmbushur me efektivitet objektivat

 

• Krijues, i/e kujdeshëm ndaj detajeve
 

Tjetër (Opsionale)

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda datës 10 Prill 2021:
- Leter motivimi për pozicionin
- CV e detajuar
Në: info.fshb@gmail.com
info@uniqa.al

Kliko per versionin PDF
    Page: /