Punëtor Magazine

Rreth nesh

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Titulli i postimit * Punëtor Magazine
Kategoria Punë Praktike
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e retail është në kërkim të një Punëtor Magazine.

Qellimi i Pozicionit: Kryen proçeset e shkarkimit, ngarkimit, amballazhimit dhe lëvizjes të produkteve të magazinës.

Kërkesat e profilit

Detyrat dhe Pergjegjësitë:

  • Shkarkon produktet e ardhura duke i vendosur në paleta të ndara sipas kodeve me shpejtësi e saktësi dhe pa i dëmtuar ato
  • Ngarkon produktet të cilat janë për të dalë, me shpejtësi e saktësi dhe pa i demtuar ato.
  • Përgatit porositë së bashku me Kontrollorin.
  • Raporton tek supervizori çdo dëmtim ose parregullsi që vihet re tek produktet.
  • Grumbullon dhe mbështjell produktet në paleta, te ndara sipas kodeve para se ato të lëvizen nga një pozicion tek një tjetër.
  • Përdor pajisjet e duhura mbrojtëse.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.

 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:  Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.

Eksperiencë pune:  Të ketë eksperienca të ngjashme pune.


Aftësite:

  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.  
  • Të jetë I aftë të bëjë punë fizike.
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357.

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”