Specialist Shitje në departamentin e Kornizave

Rreth nesh

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Titulli i postimit * Specialist Shitje në departamentin e Kornizave
Kategoria Agjent shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e retail është në kërkim të një Specialist Shitje në departamentin e Kornizave.

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klienteve.

Kërkesat e profilit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
  • Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
  • Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
  • Realizon prerjen dhe montimin e kornizave.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:  Te kete perfunduar arsimin e mesem.

Eksperienca pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës.

Aftësitë:

  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqeje punën me njerëzit.
  • Njohuri paraprake të produkteve.
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357.

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”