Help Desk

Rreth nesh

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Help Desk

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të informacionit dhe komponentëve të ndryshëm.
  • Vlerësimi i rregullt i sistemeve aktuale që të përmbushin kërkesat e nevojshme të biznesit.
  • Komunikimi me palë e treta (kompani software, hardware të jashtëm) për përkthimin e kërkesave të biznesit në kërkesa IT
  • Zgjidhja e të gjitha problematikave të kolegëve në lidhje me Programet dhe Sistemet e Informacionit.
  • Sigurimi i të dhënave kompjuterike (ruajta dhe siguria e të dhënave)
  • Asistim në detyra të ndryshme në administrim rrjeti
  • Edukimi i kolegëve për sigurinë e teknologjisë së informacionit dhe praktikave më të mira për përdorimin e sistemeve/ programeve kompjuterike
  • Suport në operacionet kompjuterike të përdoruesve dhe rrjetit të shitjes

Kërkesat e profilit

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Diplomuar për Informatikë/ Elektronikë / Teknologji Informacioni;
  • Kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë në administrimin e sistemeve të  Informacionit.
  • Të ketë njohuri të thelluara teorike dhe praktike lidhur me projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e sistemeve kompjuterike.
  • Eksperiencë në sistemet e operimit Windows Server, Linux ect.
  • Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e komunikimit elektronik .
  • Njohuri të centraleve VoIP.
  • Njohuri të sistemeve të kamera të sigurisë.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe të punës në grup.

 Të interesuarit, brenda datës 10.03.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.