KETRI WEB - Senior front-end developer

Rreth nesh

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Titulli i postimit * KETRI WEB - Senior front-end developer
Kategoria Software/Web Development
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kërkojmë senior front-end developer me të paktën 5 vite eksperiencë në këtë profil. Kandidati ideal përmbush të gjitha pikat e më poshtme, në lidhje me:

Detyrat
- Shkruan të gjithë kodin front-end
- Harton zgjidhje efikase dhe të shkallëzueshme
- Krijon komponentë të ripërdorshëm
- Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
- Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar

Kërkesat e profilit

Kërkesa teknike
- Shkruan ‘semantic HTML’
- Zbaton strategjinë ‘mobile-first’
- Përdor JavaScript APIs, AJAX dhe DOM
- Implementon teknika për shkarkimin progresiv të faqeve
- Siguron përputhshmërinë mes browsers të ndryshëm
- Krijon ‘schema markup’
- Përdor ‘developer tools’ të browser-it
- Kupton dhe përdor ‘HTTP headers’

Aftësi personale
- Kupton qëllimet e biznesit dhe ofron ndihmë në realizimin e tyre
- Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
- Aftësi të mira improvizimi
- Aftësi të mira kërkimore
- Jep zgjidhje të mira për probleme të ndërlikuara
- Ndjek parimet KISS dhe DRY
- Kupton dhe shpejgon lehtësisht një rrjedhë logjike komplekse
- Ka aftësi të mira në ‘debugging’

Aftësi plotësuese
- UX Design
- PHP
- Git
- Regular expressions

Tjetër (Opsionale)

Orari i punës: 08:30 - 17:00, E hënë - E premte


Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/senior-front-end-developer/2