Ndihmës Mekanik - Reparti i Saldimit

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Ndihmës Mekanik - Reparti i Saldimit
Kategoria Ndërtim
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

'Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale.
Kompania po kërkon të punësojë Ndihmës Mekanik.

Përshkrimi I Punes: 
Ndihmon mekanikun kryesor për riparime dhe shërbime të ndryshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Tekniku Elektro-Mekanik do të jetë përgjegjës për montimin, eliminimin e defekteve gjatë montimit, mirëmbajtjen, riparimin e makinave sëbashku me komponentët e tyre si edhe të pajisjeve mekanike të makinerive. Kontrollon dhe kujdeset për të gjitha pajisjet e sistemit elektrik, mekanik, hidraulik të mjeteve të rënda. Garanton funksionimin e makinerive, duke realizuar kontrolle periodike të automjeteve. Realizon raportime periodike mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë. 

Kërkesat e profilit

Kualifikimet dhe Aftësitë

Të ketë mbaruar shkollën e mesme në profilin Mekanik.
Të ketë minimum 5 vite eksperience pune me mjete të rënda.
Të njohë shumë mirë sistemet hidraulike dhe elektrike. 
Te ketë leje drejtimi. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
 

Tjetër (Opsionale)

Shënime

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre ose të telefonojnë në nr e telefonit: 00355 68 40 52 085.
"AGIKONS" Sh.p.k
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1. Tiranë, Albania.