Graphic Designer

PIRRO
Rreth nesh

www.pirro.al

Titulli i postimit * Graphic Designer
Kategoria Art/Design
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Grafic Designer - Full Time 


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
“Dizenjuesi grafik” është përgjegjës për, krijimin, zhvillimin, përgatitjen dhe gjetjen e një
zgjidhje vizuale në materializimin e produkteve të ofruara nga kompania.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
• Krijimi, zhvillimi vizual dhe estetik i projektimit dhe koncepteve 2D/3D në
materializimin e produkteve.
• Krijimi i modeleve, koncepteve dhe paraqitje të mostrave bazuar në njohuritë mbi
parimet e paraqitjes dhe konceptet estetike të projektimit me skica te përafërta.
• Takohet me klientët, kupton dhe plotëson nevojat e tyre, duke shkëmbyer dhe
sugjeruar ide të ndryshme mbi porosinë dhe kërkesat specifike të tyre.
• Përcakton dhe vendos afatet e duhura kohore për realizimin e porosisë sipas
kërkesës së klientit dhe procedurave teknike te realizimit.
• Menaxhimi dhe bashkërendimi i disa projekte në të njëjtën kohë duke përcaktuar
dhe menaxhuar afatet kohore të puneve përkatëse sipas vlerës së punës .
• Përcakton madhësinë dhe rregullimin e materialit ilustrues dhe kopjen, zgjedh stilin
dhe madhësinë.
• Dizajnimi dhe përpunimi i modeleve 2D ne cilësi të mirë, prapavijave, seteve,
karaktereve, objekteve, hapësirave, siglave, skicave dhe kërkesave të tjera, në afatet
e caktuara të prodhimit.
• Të kontrollojë dhe të mbajë përgjegjësi për produktin final të dorëzuar për prodhim.
• Të ndjek prodhimin në raste specifike, që kanë nevojë për më shumë teknik, etj.
• Arkivimi elektronik i punimeve, projekteve dhe dosjeve të produktve, imazheve si
edhe ruajtje e përditësim
• Bashkëpunon ngushtësisht me kolegët dhe departamentet e tjera për zhvillimin,
konceptimin grafik dhe estetik.
 

Kërkesat e profilit

KUALIFIKIMET
• Diplomë Universitare Bachelor Graphic Design, ose dege te ngjashme
• Minimumi 1 vit punë në pozicione të ngjashme
• Trajnime, internship në fushën e dizajnimit grafik.


AFTESI INDIVIDUALE
• Aftësi për të menduar nga pikpamja artistike me vizion krijues, origjinal për të
prodhuar ide të reja.
• Te jete i apasionuar pas dizajnit dhe risive më të fundit.
• Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme
lidhur me procesin e punës;
• Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
• Aftësi praktike dhe organizative për të punuar me mjete dhe materiale, të tilla si
metale dhe gurë të çmuar.
• Shkathtësi, vëmendje ndaj detajeve.
• Njohje e mire e programeve: After Effects, Light Room, Premier Pro, Flash, 3DS
MAX/MAYA, illustrator Adobe, Photoshop dhe InDesign, Coral Draw, Acrobat.
• Aftësi të mira bindëse dhe negociuese.
• Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe shkrim.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe për të trajtuar disa çështje në të njejtën kohë.
• Aftësi pune në grup dhe nivel të lartë bashkëpunimi
• Aftësi në menaxhimin e kohës dhe i orientuar drejt objektivave.
• Fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera.
• Leje drejtimi kategoria B

Paga e negociueshme