Kurs profesional për hyrje në back-end development me mundësi internshipi dhe punësimi në përfundim

Rreth nesh

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Titulli i postimit * Kurs profesional për hyrje në back-end development me mundësi internshipi dhe punësimi në përfundim
Kategoria Programues
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Ketri Web ofron kurs profesional online për hyrje në back-end development me PHP dhe MySQL, me mundësi internshipi për të gjithë kursantët dhe punësim për ata më të mirët. Gjatë trajnimit do të njiheni me të gjitha problematikat e ndërtimit të një faqe interneti dinamike, si dhe zgjidhjet e tyre.

Çfarë përfshihet:
-Prezantim me PHP
-Baza programimi me PHP
-Përpunim formash
-Prezantim me MySQL
-Veprime CRUD me MySQL
-Dizajn databaze dhe normalizim
-Query të avancuara, joins dhe kërkime FULLTEXT
-Si të bëni debugging
-Kombinim i PHP dhe MySQL për ndërtimin e një faqeje dinamike
-Teknika programimi
-PHP sessions dhe cookies
-Metoda mbrojtje ndaj sulmeve
-Regular expressions (PCRE)
-Ndërtimi i një aplikacioni web

Kërkesat e profilit

Ofrohet:
-Trajnimi zhvillohet online nga profesionistë të fushës
-Trajnimi zgjat 7 javë
-Mësimet zhvillohen 2 herë në javë, me seanca 2-orëshe, në fundjavë

Në përfundim të kursit do të:
-Keni mësuar si të zhvilloni një faqe interneti dinamike
-Fitoni njohuri profesionale mbi PHP dhe MySQL
-Jeni të përgatitur për tregun e punës
-Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit
-Mund të punësoheni pranë Ketri Web

Tjetër (Opsionale)

Për regjistrime kontaktoni:
-Tel: +355 6740 70444
-Email: hello@ketri.al