Specialist/e dhe/ose Asistent Finance e Kontabiliteti - Finance and Accounting Officer and/or Assistant

S&E LAZE AUDIT
Titulli i postimit * Specialist/e dhe/ose Asistent Finance e Kontabiliteti - Finance and Accounting Officer and/or Assistant
Kategoria Kontabël/Financë
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

S&E LAZE AUDIT është një shoqëri auditimi e themeluar nga Stoli Laze, Audituese Ligjore që prej vitit 1997. E krijuar fillimisht si një sipërmarrje personale sot është një shoqëri e konsoliduar në treg dhe numëron dhjetra klient të shërbyer me profesionalizëm dhe një nivel të lartë kënaqësie. Shërbimet që shoqëria ofron janë të një diapazoni të gjerë por mund të veçojmë si më të rëndësishme shërbimet e mbajtjes së llogarive, kontabilitetit, konsulenca dhe përgatitja e deklarimeve fiskale dhe raportimi financiar, pa përjashtuar audititmin ligjor të pasqyrave financiare dhe shërbime të tjera të dhënies së sigurisë.

Duke qenë një strukturë e ngritur me kontribut familjar, ne promovojmë si kulturë organizative marrdhënie të sinqerta e të drejtpërdrejta midis kolegëve, ashtu sikurse transmetojmë çdo dije tek njëri tjetri. Gjithashtu inkurajojmë secilin anëtar të stafit të fitoj dije e të rritet profesionalisht duke qenë kështu të aftë të asistojnë klientët tanë në baza ditore.

DETYRAT PËR SPECIALIST/E

Mbajtja e kontabilitetit, përgatitja në kohë dhe dorëzimi i pasqyrave financiare;
Verifikimi, alokimi, postimi dhe rakordimi i llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme dhe regjistrimi i transaksioneve të llogaritë bankare;
Përgatitja e raporteve kontabël pa gabime dhe prezantimi i tyre;
Përgatitja e faturave, kryerja e të gjitha përllogaritjeve tatimore dhe depozitimi përkatës në sistemin e tatitmeve lidhur me veprimtarinë e klintëve  të ndryshëm të shoqërisë;
Analiza e informacionit financiar dhe përmblidhja e gjendjes financiare të klintëve  të ndryshëm të shoqërisë;
Rishikimi dhe rekomandimi i modifikimeve në sistemet dhe procedurat e kontabilitetit të ndjekur për secilin klient në ngarkim;
Përpilon gjithë dokumentacioni fizik dhe elektronik tatimor e kontabë me qëllim kryerjen e deklarimeve tatimore mujore, 3-mujore e vjetore;
Njoftimi në kohë i klientëve të ndryshëm mbi detyrimet e tyre tatimore;
Ndihmon në përgatitjen e pasqyrave financiare;
Ndihmon me kontrollet tatimore dhe deklaratat tatimore;
Mbështet procesin e mbylljes së fund muajit dhe të vitit;
Sigurohuni që proceset kryesore të kontabilitetit dhe financiare të dokumentohen siç duhet, të përditësohen dhe të rishikohen rregullisht për të arritur përmirësime dhe efikasitet;
Kryen deklarime dhe aplikime të ndryshme në portalin e-albania, në self-care, në efiling dhe në portalet e tjera në shërbim të shoqërise dhe klientëve të saj;
Mban një marrdhënie të drejtpërdrejtë me klientë të caktuar pë adresimin e problematikave të ndryshme që ata mund të hasin;
Kryen çdo detyrë tjetër funksionale të lidhur me profesionin;

DETYRAT PËR ASISTENT/E

Asistim në mbajtjen e kontabilitetit;
Asistim në verifikim, alokim, postim dhe rakordim të llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme dhe regjistrimi i transaksioneve të llogaritë bankare;
Asistim në përgatitjen e faturave dhe procese të tjera të lidhura me veprimtarinë e klintëve  të ndryshëm të shoqërisë;
Asiston në njoftimin në kohë i klientëve të ndryshëm mbi detyrimet e tyre tatimore;
Ndihmon me kontrollet tatimore dhe deklaratat tatimore;
Asiston në procesin e mbylljes së fund muajit dhe të vitit;
Asiston në kryerjen e deklarimeve dhe aplikimeve të ndryshme në portalin e-albania, në self-care, në efiling dhe në portalet e tjera në shërbim të shoqërise dhe klientëve të saj;
Kryen çdo detyrë tjetër funksionale të lidhur me pozicionin e asistentit;

Kërkesat e profilit

KUALIFIKIMET PËR SPECIALIST/E

Diplomë Bachelor në Kontabilitet dhe ose Financë;
Diploma Master profesional ose shkencor në Financë / Kontabilitet / Auditim përbën avantazh;
Aplikimi me Çertifikimet përkatëse përbën avantazh;
Së paku 4 vjet përvojë pune në financë dhe kontabilitet;
Aftësi organizative dhe njohuri të thelluara në fushën e taksave dhe kontabilitetit;
Komunikimi i fortë ndërpersonal;
Njohuri të plota të procedurave të kontabilitetit;
Njohuri të forta të pasqyrave të kontabilitetit financiar dhe funksioneve të librit kryesor;
Përvojë me programe kontabilitet për regjistrimin e të dhënave dhe raportimin e sistemit të kontabilitetit; 
Përdorimi i sistemi Alpha Bussiness dhe Alpha Web përbën avantazh;
Aftësi të avancuara MS Excel;
Njohja mbi mesatare të gjuhës angleze dhe/ose asaj italiane përbën avantazh;
Saktësia, vëmendja ndaj detajeve dhe prirja ndaj ekselencës janë kërkesa bazë;
Aftësi për të kryer shumë detyra, për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e kërkuara;
Aftësi për të krijuar një mjedis pune që promovon etikën e punës;
Aftësi për numra dhe aftësi sasiore.
Aftësi organizative, kreative dhe të ndihmoj në dhënien e ideve të reja.
I/e përkushtuar ndaj përsosmërisë dhe të ketë një qëndrim fleksibël dhe pozitiv.

KUALIFIKIMET PËR ASISTENT/E

Diplomë Bachelor në Kontabilitet dhe ose Financë;
Diploma Master profesional ose shkencor në Financë / Kontabilitet / Auditim përbën avantazh;
Aplikimi me Çertifikimet përkatëse përbën avantazh;
Përvojë pune në financë dhe kontabilitet nuk është kriter por përbën avantazh;
Komunikimi i fortë ndërpersonal;
Aftësi të mesme MS Excel;
Saktësia, vëmendja ndaj detajeve dhe prirja ndaj ekselencës janë kërkesa bazë;
Aftësi për të krijuar një mjedis pune që promovon etikën e punës;
Aftësi për numra dhe aftësi sasiore.
I/e përkushtuar ndaj përsosmërisë dhe të ketë një qëndrim fleksibël dhe pozitiv.

Tjetër (Opsionale)

Aplikimet do të pranohen në email-in laze.audit@gmail.com deri në datën 28 Dhjetor 2022.

Ju lutem bashkëlidhni në email dokumentat si më poshtë:

Letër interesi
CV
Kopje të diplomave e çertifikimeve të zotëruara

Ju mirëpresim!