Magazinier Objekti Ndërtimi

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Magazinier Objekti Ndërtimi
Kategoria Magazinier
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''MareaResort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo),''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Magazinier 

Kërkesat e profilit

Kualifikimet

•Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik.

• Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier.

• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

• Mosha e kerkuar, jo me shume se 55 Vjeç. 

 

Tjetër (Opsionale)

Detyrat

• Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.
• Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
• Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
• Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve.
• Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
• Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm.
• Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.
• Të ketë aftësi të mira të ''Paketës Office'', si edhe të përdorë Programin financiar ''Alpha Business''.

 

Aplikantet e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com.

 

AGIKONS SH.P.K
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Email; hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë , Tiranë