Menaxher Gjelberimi

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Menaxher Gjelberimi
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.


S&D është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin:  Menaxher Gjelbërimi


QËLLIMI KRYESOR I POZICIONIT

Koordinimi , planifikimi dhe përcaktimi I detyrave për ruajtjen e siperfaqeve të gjelbra dhe shtimin e tyre, në mbështetje me plane të përcaktuara gjelbërimi.

Kërkesat e profilit

Aftesi per te:

 Analizuar, vlerësuar dhe koordinuar planifikimin e punëve sezonale te nevojshme si dhe për të përmbushur qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor.
Koordinuar dhe  përcaktuar  pajisjet  e personelit dhe materialet  e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;
Përgatitur  raporte te qarta, konçize  dhe të plota per punën e sektorit te tij.
Punuar në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri  proçesesh.
Për të krijuar  dhe për të ruajtur marrëdhënie  korrekte me bashkëpunëtorët , punonjësit gjatë proçesit të punës.

Tjetër (Opsionale)

Detyrat

Zhvillon dhe koordinon punën e brigadës së gjelbëruesve me planet e detajuara për gjelbërimin e ambjenteve.
Përcakton sipas një plani të detajuar punën për proçeset e mirëmbajtjes së siperfaqeve të gjelbra.
Inspekton punën e brigadës së gjelbëruesve për të siguruar efikasitetin e saj dhe përfundimin e proçeseve të punës sipas afateve të caktuara.
Mbikqyr efikasitetin në punë të punëtorëve të brigadës së gjelbërimit dhe planifikon trajnimin e tyre për proçese të ndryshme të punës.
Përgatit situacione dhe kërkesa për materialet e nevojshme për gjelbërimin e siperfaqeve të ndryshme.

Aplikantet e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit hr@agikons.com.

Kontakt: 068 40 52 085.