Marangoz

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Kategoria Ndërtim
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Agikons Sh.P.K kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.

Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë  , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.

Met – Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë  AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Drurit në pozicionin "Marangoz":

 

Kërkesat e profilit

Kandidatët duhet të kenë njohuri në përdorimin e makinerive që përdoren në reparte si: sharrë disk, plan, grosetë, sharrë shirit, makinë forimi, makinë prerëse, etj.
Të ketë eksperiencë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve (materiale të ndryshme si melaminë, mdf, dru).
Të ketë përvojë pune në prodhimin e dyerve tamburat dhe ato të drurit ose në prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve me fasadë xhami etj.
Të lexojë dhe të interpretojë skicat e projekteve të mobilimit.
Të kenë aftësi në të punuarit në grup si edhe aftësi të koordinimit të punëve dhe projekteve.
Të karakterizohet nga saktësia, produktiviteti dhe aftësia për të përmbushur afatet.

Kandidatët duhet të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
Të jenë të përgjegjshëm dhe korrekt në orarin e punës.

Tjetër (Opsionale)

Orari i Punës:

E hënë - E Shtunë, ora 07:30 - 16:00 (30 min pushim dreke),

Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.

Kandidatët të cilët janë të interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare të E-mailit: hr@met-engenering.al ose të na kontaktojnë nëpërmjet nr të kontkatit: 068 40 52 085 / 068 40 16 639.

Departamenti i Burimeve Njerezore

E-mail:  hr@agikons.com / hr@met-engeneering.al
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Paga E diskutueshme në varesi të eksperiencës së kandidatëve