Inxhinier Mjedisi me License ne VNM

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Inxhinier Mjedisi me License ne VNM
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier Mjedisi me License ne VNM (Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis)

Përshkrim i përgjithshëm

Inxhinier/e Mjedisit është përgjegjës për studimin, vlerësimin dhe menaxhimin e efekteve të dëmshme të ndikimit në mjedis.

Kërkesat e profilit

Sigurohet që politikat e kompanisë t’i përmbahen legjislacionionit për mbrojtjen e mjedisit;

Kryen vëzhgime të situatës mjedisore para fillimit të punimeve ndërtimore dhe përgatit raportin e inspektimit të cilin e raporton tek Drejtuesi i Departamentit Teknik, duke dhënë sugjerime për përmirësime;

Realizon analiza mjedisore mbi zhvillimin e planeve inxhinierike për të monitoruar ndikimin e projekteve në mjedis dhe përmirësimin e tyre;

Mirëmban, përditëson dhe raporton periodikisht të dhëna në lidhje me të gjitha aspektet mjedisore të inspektuara në kantjer;

Krijon data base në lidhje me të gjitha aspektet dhe parametrat e monitoruar (psh gjenerimi i mbetjeve, transferimi i tyre, depozitimi, rregjister mbetjesh, rregjistër tranfertash etj).

Të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Mjedisi;

Të ketë minimumi 5 vite pune si Inxhinier Mjedisi;

Të zotrojë Certifikaten ”Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin Mjedisor”;

Të zoterojë ”Paketën Office”;

Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;

Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup;

Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Tjetër (Opsionale)

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore

Agikons. Sh. P. K

E-mail: hr@agikons.com

Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane