Inxhinier/e Preventivues_Projekti "Teatri Kombetar Tiranë"

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Inxhinier/e Preventivues_Projekti "Teatri Kombetar Tiranë"
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier/e Preventivues ne Projektin e TEATRIT KOMBETAR , TIRANË.

 

Përshkirm I Përgjithshëm;

Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti .

 

Kërkesat e profilit

Kualifikimet;

Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Përvojë pune mbi 3 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikuese.

 

Tjetër (Opsionale)

Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim;
Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve;
Nxjerr koeficientet tekniko – ekonomik që shërbejne për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga kompania dhe mbas shqyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M;
Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara;
Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.