Hotel me qira për Shkollë Turizmi në Jug të Shqipërisë

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * Hotel me qira për Shkollë Turizmi në Jug të Shqipërisë
Kategorija Hotelijerstvo / Turizam
Vrsta posla Full Time
Opis posla

The Headhunter shpk, një kompani private shqiptare, është përzgjedhur nga USAID dhe qeveria e Suedisë për të zbatuar një projekt në sektorin e turizmit në Shqipëri. Projekti People First ndërthur ndërgjegjësimin, trajnimet profesionale dhe shërbimet e punësimit për të rinjtë në katër vend-ndodhje turistike anembanë Shqipërisë.  

The Headhunter shpk shpall këtë njoftim për të identifikuar një Hotel të mundshëm, i cili do të shërbejë si një Shkollë Turizmi përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit. Në bazë të standardeve dhe pritshmërive të këtij projekti, hoteli duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:  

Traženi uslovi

  • Të gjendet në brigjet jugore të Shqipërisë
  • Të ketë 15 – 20 dhoma
  • Të ketë kuzhinë me të gjitha pajisjet e nevojshme për të gatuar, e cila parapëlqehet që të ndodhet në një mjedis të posaçëm
  • Të ketë minimalisht një restorant dhe një bar
  • Të ketë të gjitha shërbimet e tjera të nevojshme në një Hotel
  • Parapëlqehet të ketë vend-ndodhje pranë stacioneve të transportit publik.

The Headhunter shpk (www.headhunter.al) është kompania më e madhe shqiptare e burimeve njerëzore. Ajo u shërben si individëve ashtu edhe punëdhënësve lidhur me këshillimin e karrierës, shërbimet e rekrutimit, dhënien e stafit me qira, punësimit të përkohshëm, menaxhimit të borderove, studimit të tregut dhe të pagave, si dhe trajnimeve. The Headhunter Group e shtrin veprimtarinë e tij në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi.

Ostalo (Opciono)

Periudha dhe Vendi

Hoteli do të merret me qira për një periudhë 2-vjeçare në Shqipëri.

Si të aplikoni

Palët e interesuara duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtme jo më vonë se 31 Dhjetori 2016 në   procurement@headhunter.al

  1. Dokumentat që dëshmojnë pronësinë e plotë të Hotelit dhe vend-ndodhjen e tij
  2. Fotografi të Hotelit
  3. Propozimin e tarifës së qirasë mujore