Gazetar/e Fact Check

O nama

A2 është një televizion informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018. Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit ditor. A2 CNN solli risi në treguan informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN. A2, krahas programacionit origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të dokumentarëve të CNN. Për të përzgjedhur stafin e televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët dhe producëntët më në zë të CNN. A2 CNN transmeton më shumë informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Naziv pozicije * Gazetar/e Fact Check
Kategorija Novinar/Editor
Vrsta posla Full Time
Opis posla

A2, ekskluzivitet i lajmeve CNN, po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për profesioniste me eksperiencë editoriale:

  • Gazetar/e Fact Check (Fact Check & Researcher Specialist)

           Departamenti Editorial

Njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe anglisht.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

  • Të kujdeset për integritetin e përmbajtjeve të A2 CNN,
  • Të shqyrtojë përmbajtjet në terma të saktësisë faktuale, plotësimit të sfondit dhe kontekstit të përgjithshëm, para se ato të publikohen,
  • Zotërimi shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze është faktor i panegociueshëm dhe si i tillë do të jetë subjekt verifikimi dhe testimi.

Traženi uslovi

  •  Diplomë Bachelor ose Master ne Komunikim, Media, Gazetari, etj.,
  • Të paktën 1-3 vjet eksperiencë në media ose në pozicione të ngjashme në fushën kërkuese, hulumtuese dhe zhvilluese,
  • Të kenë aftësi të forta analitike, kujdes të veçantë ndaj detajit dhe aftësi për të gjetur përgjigjen e duhur ndaj pyetjeve konkrete,
  • Të kenë interes dhe kërshëri të gjallë ndaj ngjarjeve në Shqipëri dhe në botë, si dhe të jenë konsumatorë të përditshëm lajmesh,
  • Aftësi shumë të mira në programet kompjuterike,
  • I/e motivuar, energjik/e, krijues/e, i/e shpejtë, i/e saktë,
  • Aftësi shumë të mira kërkuese,
  • Të posedoj gjykim të mprehtë,
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë,
  • Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni,
  • Aftësi për të punuar me orar pune fleksibël, duke përfshirë natën dhe fundjavat dhe të punojë si pjesë e një ekipi,
  • Etikë profesionale e punës dhe gjithmonë i/e gatshëm/me.

Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Per të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem vizitoni faqen tonë Career website.

Data e fundit e aplikimeve është 04.01.2021.

 

Departamenti i BNJ

https://a2news.com/careers/