DREJTOR SHITJE - TIRANE

About us

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Post Title * DREJTOR SHITJE - TIRANE
Category Sales Manager
Work type Full Time
Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë, një prej kompanive më me eksperiencë në fushën e distribucionit, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

DREJTOR SHITJE

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhenieve të mira me klientët duke përmiresuar imazhin e brandeve të kompanisë;
  • Menaxhimi i skuadrës së shitjeve;
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për strategjinë, zhvillimin dhe shpërndarjen e qëllimeve vjetore të shitjes;
  • Parashikimi i planit të shitjeve dhe monitorimi i realizimit të tyre;
  • Raportimi në bazë javore të performancës (duke përfshirë: xhiron javore, numrin e klientëve të rinj, numrin e kodeve të listuara, prezantimi i punës mbi imazhin e brandeve, përgatitja e planit te javës së ardhshme dhe rregullimi i planit afatgjatë në bazë të situatës reale, përgatitja e itinerarit javor).
  • Rekomandimi i strategjisë së shitjeve për përmirësim bazuar në hulumtimin e tregut dhe konkurrentin;
  • Planifikimi dhe hartimi i objektivave mujore dhe vjetore bashkë me një plan pune të përcaktuar;
  • Bashkëpunimi me ekipin e Marketingut për të pozicionuar markën siç duhet;
  • Mbikqyrja e stafit dhe sigurimi i menaxhimit të drejtimit për të nxitur shitjet. (Monitorim të përditshëm të realizimit të planeve individuale, adresimin e çështjeve problematike me Drejtuesit e Kompanisë, krijimin e një plani promocional, në bashkëpunimin me pjesën tjetër të ekipit të shitjeve, për rritjen e performancës);
  • Përgatitja e buxhetit për marketing dhe shitje;
  • Vlerësimi i performancës së stafit.

Requirements

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Shitje dhe Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vjet përvojë në shitje në distribucion;
  • Evidencë në aftesi komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi lidershipi dhe organizative;
  • Aftësi teknike në planifikimin strategjik dhe planifikimin e shitjeve;
  • Angazhim ndaj vlerave të kompanisë.

Other (Optional)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 20 33 430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 17/06/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 


 

 

Salary Konkurruese