Anëtarë të Pavarur të Bordit

About us

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Post Title * Anëtarë të Pavarur të Bordit
Category Economist
Work type Full Time
Job Description

Banka për Biznes – BPB Sh.A., me seli në Republikën e Kosovës kërkon Anëtarë të Pavarur të Bordit për të udhëhequr misionin e saj dhe për të realizuar strategjinë afatgjatë dhe praktikat më të mira të qeverisjes korporative.

Bordi i Drejtorëve është ligjërisht dhe në aspektin etik përgjegjës për të gjitha aktivitetet e bankës.

Anëtarët individual të bordit kanë detyrimin të respektojnë standardet e sjelljes të përcaktuara nga vet bordi, ligjet dhe rregulloret e zbatueshme të vendit dhe ato rregullatore.

Bordi i Drejtorëve i Bankës për Biznes Sh.A., shërben për një mandat të paktën prej 3 (tre) vjet, dhe përgjegjësitë e tij kryesore janë:

– Mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e përcaktuara me ligj, rregullore dhe statut të Bankës;
– Përcakton dhe aprovon orientimet e politikave dhe të biznesit të Bankës, si dhe monitoron zbatimin e tyre;
– Mban përgjegjësinë kryesore për cilësinë e qeverisjes së bankës;
– Sigurohet që institucioni të jetë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës;

 

Përgjegjësitë kryesore:

– Angazhim aktiv në punët e bankës dhe qëndrimi me ndryshimet materiale në biznesin e bankës;
– Vepron në kohën e duhur për të mbrojtur interesat afatgjata të bankës;
– Mbikëqyrë zhvillimin dhe miraton objektivat dhe strategjinë e biznesit të bankës dhe monitoron zbatimin e tyre;
– Luan rol udhëheqës në krijimin e kulturës dhe vlerave korporative të bankës;
– Mbikëqyrë zbatimin e kornizës së qeverisjes së bankës dhe rishikon atë në mënyrë periodike;
– Të jetë në çdo kohë i përshtatshëm dhe i duhur për të kryer rolin në përputhje me kriteret e përcaktuara herë pas here nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Për më shumë informacion mbi rolin dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve dhe anëtarëve të tij individualë, ju lutemi konsultoni me sa vijon:
• Ligji nr. 04/l-093 “Për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare”;
• Rregullorja “Për qeverisjen korporative të bankave”; dhe
• Rregulloret tjera të nxjerra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave;

Koha e kërkuar:
– Ndjekë dhe merr pjesë në mënyrë aktive në të paktën 5 (pesë) mbledhje të bordit në vit;
– Ndjekë dhe merr pjesë në mënyrë aktive në takimet e komiteteve dhe punën e ndërlidhur me to;

 

 

Requirements

Kualifikimet e kërkuara dhe përvoja e punës:

– Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Drejtësi, IT ose fusha të tjera përkatëse të studimeve. Diploma Master ose MBA do të ishte e mirëserardhur;
– Njohuri të konsiderueshme dhe së paku pesë (5) vjet përvojë në praktikat më të mira në strategjinë e biznesit, menaxhimin financiar, menaxhimin e rrezikut dhe pajtueshmëri, në kornizat dhe metodologjitë e qeverisjes korporative, të fituara gjatë mbajtjes së pozitave të larta drejtuese brenda një institucioni financiar ose në mjedisin bankar ndërkombëtar;
– Përvojë në nivel ekzekutiv ose në bord është e preferueshme;
– Përvoja në fusha të tjera të tilla si juridike, IT, strategji dixhitale dhe përvoja e konsumatorit do të vlerësoheshin shumë.

Kompetencat e kërkuara:

– Demonstron dhe kupton rëndësinë e punës në grup për suksesin e bordit;
– Prirje për të kultivuar marrëdhënie bashkëpunimi, organizim, mbështetje dhe arritje të konsensusit në mes të palëve të ndryshme të interesit;
– Aftësia për të demonstruar gjykim të shkëlqyer nën presion;
– Të flasë rrjedhshëm anglishten në të shkruar dhe të folur.

Other (Optional)

Profesionistët e interesuar për të kontribuar në suksesin e BPB si anëtar i Bordit të Drejtorëve duhet të dërgojnë një CV gjithëpërfshirëse në gjuhën angleze në adresën e emailit: boardnominations@bpbbank.com

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre më së voni deri më 14 nëntor 2021.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me aplikimin, ju lutemi kontaktoni sekretaren e korporatës Fitore Iberhysaj, në email fitore.iberhysaj@bpbbank.com; ose telefononi në +38349904829 nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë aplikacion. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin të plotë.

Salary Competitive