Περιγραφή εργασίας
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Inxhinier për sigurimet e pasurisë dhe sigurime inxhinierike, Tiranë
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produkteve të Pasurisë.
- Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet.
- Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat.
- Të hartojë strategji konkrete dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike.
- Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve.
- Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja.
- Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.
- Inspektime në terren dhe pregatitja e raporteve të inspektimit të objekteve të marra në sigurim si për Përgjëejesi Ndërtuesi ashtu edhe per sigurime pasurie dhe inxhinjerike.
- Inspektime të dëmeve në terren sa herë që kërkohet nga Zyra e Trajtimit të Dëmeve.
- Pregatitja e preventivave të dëmeve sa herë që kërkohet nga Zyra e Trajtimit të Dëmeve.
Απαιτήσεις
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë.
- Të ketë mbi dy vite eksperiencë pune ose vlerësues pasurie.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.
Të interesuarit, brenda datës 18.03.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.