Menaxher/e Katagorie

Τίτλος ανάρτησης * Menaxher/e Katagorie
Περιγραφή εργασίας

Përmbledhje e Detyrave të Punës:

Menaxheri i Kategorisë planifikon, ekzekuton, koordinon dhe finalizon projektet sipas planifikimeve paraprake dhe duke respektuar afatet kohore.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Kërkon nga Blerjet mbajtjen optimale të marrveshjeve tregtare
- Marzhet target për kategori,
- Hapsirat për pozicionime sekondare
2. Përzgjedh asortimentin për kategori në përputhje me nivelet e furnitorëve dhe produktet që ato tregtojnë, në mënyrë që të mos ketë përplasje për furnitorë dhe nivele çmimi duke u siguruar që janë përfituar termat më optimale.
3. Ndërton lay out të dyqanve duke ju përmbajtur kontratave të lidhura.
4. Zhvillon pemën e kategorisë sipas trendit të shitjes dhe standarteve të industrisë moderne të retailit.
5. Sugjeron dhe miraton ofertat e katalogut dhe ofertat in store për market
6. Pozicionon produktet sipas shitjeve
7. Monitorion tregun, çmimet e shitjes, prezencën e produkteve, dhe risitë e tregut, monitoron katalogun e konkurencës.
8. Analizon performancën e kategorisë, shitje marzhe, dhe kërkon ndërhyrjen e blerësve për të rinegociuar çmimet e blerjes nëse evidentohet mos ruajtja e target marzhit.
9. Deliston produktet të cilat nuk performojnë, sugjeron zëvendësimin e tyre me produkte të reja.
10. Rrit kërkesën për produkte specifike që ka kategoria në mungesë
11. Përcakton çmimin e shitjes për të gjitha produktet që duhet të pastrohen, stok ose produkte që janë pranë datës së skadencës
12. Jep indikacione mbi pagesat sipas rëndësisë që ka produkti i furnitorit.
13. Monitorimi dhe kontrolli i stokut në market për të optimizuar shitjet
14. Monitorimi i porosive dhe transfertave në markete
15. Përzgjedh produkte të reja në tregun vendas dhe të huaj për të rritur marzhet e fitimit dhe për tu mos u varur vetëm nga ditributorët e brendshëm, si dhe mbështet trendin e risive të tregjeve ndërkombëtare si (produktet bio dhe fresh super fresh etj)
16. Asortimenti i marketeve sipas ndarjeve low- medium, medium high sipas zonës ku është alokuar marketi, dhe gjithashtu marketet sezonale
 

Απαιτήσεις

• Arsim Universitar (Menaxhim Biznesi);
• Eksperiencë pune 1-3 Vjeçare në pozicione të ngjashme;
• I çertifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
• Shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse
• Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal,
• Njohje e avancuar e MS Office (Excel;Word;Outlook ;PowerPoint);
• Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
• Patent e kategorisë “B”
 

Άλλο (Προαιρετικό)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs.peoplerus@consultant.com me subjekt "Menaxher/e Kategorie"

Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në 04 Dhjetor 2020.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi People R Us nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.