Producent/e i/e Lajmeve

About us

A2 është një televizion informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018. Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit ditor. A2 CNN solli risi në treguan informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN. A2, krahas programacionit origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të dokumentarëve të CNN. Për të përzgjedhur stafin e televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët dhe producëntët më në zë të CNN. A2 CNN transmeton më shumë informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Τίτλος ανάρτησης * Producent/e i/e Lajmeve
Κατηγορία ????????? / ?????????????
Περιγραφή εργασίας

A2, ekskluzivitet i lajmeve CNN, po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për profesioniste me eksperiencë editoriale:

  • Producent/e i/e Lajmeve

Njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe anglisht.
 

  • Te bashkepunoje me Producentin Ekzekutiv, Drejtorin e lajmeve, Reporteret dhe prezantuesit.
  • Te mbikeqyre permbajtjen e pergjithshme dhe rrjedhen e shperndarjes se lajmeve, qe informacioni te percillet ne menyren me korrekte, ne kohe dhe me te gjitha detajet.
  • Te mbikeqyre kryesisht mbarevajtjen editoriale te lajmeve dhe procesin e prodhimit te tyre, perpara se te prezantohen per publikun. Nder detyrat me kryesore eshte shkrimi i lajmeve, per zgjedhjen e videove, rishikimi i intervistave dhe sinkroneve te ndryshme, ne menyre qe gjithçka te jete e kontrolluar.
  • Te kete eksperience dhe aftesi te mira menaxhuese dhe komunikimi. Producenti duhet te jete ne gjendje te punoje me orare te zgjatura, perfshire ketu edhe fundjavat.
  • Te jene shume te organizuar dhe t’i kushtojne vemendje te jashtezakonshme detejave. Ata/Ato mund te punojne nen nje stres te madh dhe te marrin vendime te rendesishme ne nje moment te shkurter kohor.
  • Te jene shkrues te mire te lajmeve dhe jane te pergatitur qe edhe me pak fakte te kene mundesine te shkruajne nje lajm, e per me shume ne nje kohe te shkurter.
  • Te jete pergjegjes dhe shefi i organizimit te nje programi televiziv (edicionet e lajmeve).
  • Te percaktoje prioritetet qe do te kete ne edicion, duke mbledhur informacionet kryesore deri ne ate moment, percakton lidhjet direkte, komunikon me gazetaret qe do te jene ne lidhje direkte, per temen qe do te diskutojne, konsultohen per pyetjet dhe pergatit tekstin paraprak.
  • Te komunikoje me prezantuesin e lajmeve, duke i dhene informacionet per lidhjen direkte. Radhit te gjitha lajmet sipas kronologjise se paracaktuar apo sipas rendesise.
  • Ne bashkepunim me operatorin e Regjise, ata/ato percaktojne realizimin vizual te programit, per lidhjet direkte, grafikat, njerezit e ftuar, lidhjet direkte, etj.
  • Te kontrolloj te gjitha lajmet gjate punes se tij/te saj.
  • Secili prej Reportereve duhet te komunikoje me Producentin e radhes per lajmin apo kroniken qe ai ka pergatitur.
  • Producenti i sugjeron dhe ka te drejte te nderhyje ne tekstin e Reporterit, te pergatise kokat e lajmit, si edhe te nderhyje ne grafika, veçanerisht ne permbajtjen e teksteve te tyre.
  • Te jete ne kontakt gjate gjithe dites me Reporteret per te qene i informuar per te gjitha zhvillimet.
  • Producenti percakton dhe prioritetet per temat qe do te vijojne (pasi eshte konsultuar me Producentin Ekzekutiv apo Kryeredaktorin).
  • Gjate pergatitjes se rundown-it, Producenti bashkepunon ngushte me operatorin e PCR, per te ravijezuar ne menyre te plote te gjithe programin. Cilat do te jene temat kryesore, Çfare lidhjesh direkte dhe cilet gazetar/e do te raportojne live? Cilet jane te ftuarit ne studio? Si do te behen lidhjet. Çfare grafikash do te perdoren?
  • Njekohesisht, Producenti mban shume kontakt edhe me Prezantuesin, te cilin e pergatit edhe per menyren si do te ndertohet programi, lajmet me te rendesishme, headlines, kohezgatja, komunikimi me reporteret ne terren, pyetjet me ta, te ftuarit, etj.
  • Producenti bashkepunon me Producentin Ekzekutiv, Kryredaktorin, Reporteret dhe Prezantuesit. Producenti mbikeqyr permbajtjen e pergjithshme dhe rrjedhen e shperndarjes se lajmeve, qe informacioni te percillet ne menyren me korrekte, ne kohe dhe me te gjitha detajet.
     

Απαιτήσεις

  • Diplomë Bachelor ose Master në Gjuhe - Letersi, Gazetari, Komunikim ose fushë të ngjashme,
  • Të paktën 4 vjet eksperience media,
  • Te kete eksperience ne teknologjine dixhitale,
  • Njohuri shume te mira te procesit te prodhimit,
  • Njohuri me funksionimin e kamerave, sistemeve te zerit dhe redaktimit te muzikes,
  • Aftesi shume te mira korrigjimi dhe te redaktoj copeza lajmi,
  • Aftesi shume te mira organizative dhe menaxhim shume te mire te kohes,
  • Aftesi shume te mira komunikuese, prezantuese dhe nderveprimit me te tjeret,
  • Aftesi shume te mira per punuar nen presion dhe me efikasitet,
  • Te kete eksperience ne menaxhim,
  • Te jete i/e gatshem te punoje me orare fleksibel, si dhe ne mbremje dhe fundjava,
  • Aftesi shume te mira organizuese dhe t’i kushtoje vemendje te jashtezakonshme detajeve,
  • Te kete nje gjykim te drejte, asnjeanes te lajmeve.
  • Aftesi shume te mira multi-task dhe te performoje shume mire ne nje ambjent me ritme te shpejta,
  • Te kete njohuri mbi ligjet dhe rregullat e medias,
  • Aftesi te marre iniciativa dhe te marre vendime te shpejta nen presion,
  • Aftesi shume te mira te punes ne grup dhe ne zgjidhjen e problemeve,
  • Etikë profesionale e punës dhe gjithmone i/e gatshem.


Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Per të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem vizitoni faqen tonë Career website.

Data e fundit e aplikimeve është 09.06.2021.


Departamenti i BNJ
https://a2news.com/careers/