Ekspert sigurimesh

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe     Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

                                                                  Ekspert sigurimesh

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Kërkon dhe identifikon treg dhe klientë potenciale per shitjen e produkteve të sigurimit..
  • Mban marrëdhëniet me klientet.
  • Siguron nga klienti dokumentacionin e përcaktuar në udhëzime.
  • Përcakton mbulimin e sigurimit dhe përllogarit primin e sigurimit.
  • Rregjistron të dhënat për shitjet e policave të sigurimit, dhe përpunon evidencat e shitjes.
  • Pregatit planin lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshme shitjeve

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës.
  2. Preferohen të kenë njohuri në fushën e sigurimeve.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
  4. Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
  6. Të ketë aftësi analizuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 23.04.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.