Infermiere (Estetiste për Lazer)

About us

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Τίτλος ανάρτησης * Infermiere (Estetiste për Lazer)
Περιγραφή εργασίας

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Infermiere (Estetiste për Lazer)

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Konsulta paraprake për vlerësimin dhe identifikimin e nevojave të klientit në përputhje dhe me dëshirat dhe pritshmëritë e tij.
  • Plotësimi i kartelës së klientit dhe realizimi i fotove për të evidentuar ndryshimet para dhe pas trajtimit.
  • Komunikimi profesional me klientin, për të kuptuar drejtë kushtet e klientit, për të qenë të qartë mbi trajtimin që do të kryhet, kushtet e jetesës që shoqërojnë trajtimin.
  • Ndjekja e klientit gjatë gjithë trajtimit dhe dhënia e informacionit për çdo senacë të kryer.
  • Respektimi i rregullores së brendshme të kompanisë

Απαιτήσεις

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Dega Infermieri).

Eksperienca: Minimumi 1-vit eksperiencë në këtë pozicion.

Përbën kusht kryesor në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune dhe të specializuar për Lazer Hair Removal, Soprano Titanium në qendra estetike.


Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri të mire të gjuhës Angleze. Gjuha italiane përbën avantazh
  • Aftësi për të koordinuar punën;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

Afati I aplikimit: 6 Shkurt 2022

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”