Teknik Ndërtimi

About us

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Περιγραφή εργασίας

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Teknik Ndërtimi  
Tekniku i Ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e punime në kantier sipas projektit dhe udhëzimeve të Inxhinierit të Ndërtimit.

Απαιτήσεις

Kualifikimet

Të ketë mbaruar shkollën profesionale për Teknik Ndërtimi.
Përvojë pune mbi 3 vjet në ndërtimin e banesave civile.
Të njohë dokumentacioninTekniko–Ligjor që duhet në objekt.
Të njohë mirë programet bazë kompjuterike si: "Paketën Office'',përbën avantazh njohja e programit Autocad.
Të ketë aftesi shumë të mira organizative.

Άλλο (Προαιρετικό)

Detyrat

Implementon kërkesat dhe direktivat e inxhinierit;
Informon Inxhinierin e Kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e dites, difektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
Koordinon punen me Inxhinierin e kantierit ne fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve dhe për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtoret;
Kontrollon për mosabuzim të materialeve, sasine që vjen dhe vendosjen e tyre;
Harton preventivat dhe situacionet mujore si dhe dokumenta të tjera të lidhura me proçeset e punës;
Garanton vazhdimësine e punës edhe në mungesë të inxhinierit;
Ndan detyrat për punëtoret dhe ndjek ecurine e tyre gjatë kohës së punës.

 

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: hr@agikons.com.

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1. Tirane, Albania. 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".