Inxhinier Mekanik në Repartin e Saldimit.

About us

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Τίτλος ανάρτησης * Inxhinier Mekanik në Repartin e Saldimit.
Περιγραφή εργασίας

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin: Inxhinier Mekanik

Përshkrim i Përgjithshëm

Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë
 

Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.

Απαιτήσεις


Kualifikimet dhe Aftësitë

Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

 

Άλλο (Προαιρετικό)

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email: hr@agikons.com, ose mund te kontaktojne ne nr tone te kontaktit: 068 40 52 085.

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1,Selite, Tirane.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.