Kerkohet Menaxher Dyqani Globe ne Durres

About us

Kompania Globe, e krijuar në vitin 2000, lider ne fushen e tregetimit te pajisjeve elektronike dhe elektroshtepiake te brandeve më të mira nderkombetare me Çelësin e suksesit “ Stafin e përkushtuar ndaj kerkesave dhe pritshmerive te klientit”

Τίτλος ανάρτησης * Kerkohet Menaxher Dyqani Globe ne Durres
Κατηγορία ?????? ??????????
Περιγραφή εργασίας

Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend.

 

Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar  burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

                                                                   
Pozicioni Vakant: Menaxher I Dyqanit Globe ne Durres

 

Απαιτήσεις

Pergjegjesite:               

  1. Menaxhimi i përditshem i dyqanit dhe mbajtja e përgjegjësisë së plotë për mbarëvajtjen e të gjitha punëve në përputhje me politikat dhe  standartet e vendosura nga Kompania.         
  2. Punon në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin  e shitjeve, maksimizimin e fitimeve duke arritur targetin e miratuar nga Shoqëria.
  3. Është përgjegjës direkt për arritjen e objektivave të dyqanit duke bërë të mundur menaxhimin dhe motivimin e stafit të dyqanit që të rrisin shitjet ditore dhe të maksimizojnë efikasitetin në punë.
  4. Përmbush dhe garanton të gjitha detyrat në lidhje me planifikimin, organizimin, zbatimin dhe kontrollin e objektivave mujore, javore e ditore për të gjithë punonjësit që janë nën përgjegjësinë e tij.
  5. Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e dyqanit.
  6. Sigurohet që stafi të jëtë I trajnuar dhe përgatitur për të kryer të gjitha proçeset e punës të nevojshme gjatë një dite pune.

 

Kriteret:

 

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Menaxhim Biznesi.
  2. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  3. Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (njohja e një gjuhe tjetër përpos gjuhës angleze përbën avantazh).
  4. Eksperiencë në Menaxhim për të paktën 2 vite
  5. Të ketë aftësi organizative.
  6. Person energjik, me iniciativë, këmbëngules dhe I vetëmotivuar.
  7. Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
  8. Të ketë aftësi për të punuar në Grup.           

 

Άλλο (Προαιρετικό)

 

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresën :

Email : hr@globe.al

Telefon: 0676027237            


Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme .

Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !