Shop Assistant/ Shites/e

Fashion Avenue & Mercato Ita;ia
About us

Fashion Avenue & Mercato Italia jane projektet me te reja te MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë.

Τίτλος ανάρτησης * Shop Assistant/ Shites/e
Περιγραφή εργασίας

FASHION AVENUE pjese e MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, po kërkon nje punonjës për Departamentet e saj:

Shop Assistant

Qëllimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 

Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
Ofron keshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët të cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen

 

Απαιτήσεις

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë Diplomë universitare ose të jetë në proces.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës mbi 1 vit.

Aftësitë:
 

Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
Të pëlqejë punën me njerëzit.
Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
Njohuri të mira të produkteve.



Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV:
1. Me E-mail: hr@mercato.al
2. ose kontaktoni 069 40 22 492




MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania