DREJTOR I SHKOLLËS – PRISHTINË

За нас

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Наслов на огласот * DREJTOR I SHKOLLËS – PRISHTINË
Категорија Наставник
Опис на работата

PËRGJEGJËSITË:


Drejtori i shkollës do të zbatoj detyra të caktuara nga Bordi Drejtues i Shkollës sipas procedurave dhe politikave të brendshme të institucionit, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive menaxhuese, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve, si dhe menaxhim të mirë të kohës.

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të Drejtorit te shkollës do të jenë organzimi dhe menaxhimi i procesit mësimor, sigurimi i kualitetit të procesit mësimor, menaxhmi me stafin akademik dhe udhëheqja e shkollës drejt proceseve te reja zhvillimore.

Потребни квалификации

DETYRAT:

  • Të zbatojë dhe përditësojë politikat e miratuara të shkollës;
  • Të bashkëpunojë me Bordin Drejtues të shkollës me qëllim të zhvillimit dhe implementimit të planit strategjik afatgjatë;
  • Të monitorojë standardet e mësimdhënies dhe të nxënies së njohurive brenda profileve profesionale, duke siguruar cilësinë më të lartë të ofrimit dhe të të mësuarit për të gjithë nxënësit;
  • Të rishikojë metodologjinë dhe të monitorojë realizimin e programeve të profileve profesionale në mënyrë që të sigurojë përparim sa më të avancuar në standardet e mësimdhënies dhe të nxënies;
  • Të informojë dhe raportoj tek Bordi Drejtues i shkollës  për zhvillimet e reja në fushën e arsimit dhe edukimit për profilet profesionale;
  • Të jetë i informuar për trajnimet e nevojshme të stafit administrativ dhe akademik në përditësimin dhe përvetësimin e metodologjive të reja të didaktikës pedagogjike dhe profesionale;
  • Të udhëheqë takimet për zhvillimet e kurrikulave profesionale, rezultatet e të cilave duhen të komunikohen dhe diskutohen me Bordin Drejtues.
  • Të inicojë zhvillimin e kurrikulave të reja për profile profesionale të kërkuara në tregun vendor dhe më gjerë;
  • Të promovojë kujdesin e përgjithshëm të shkollës ndaj nxënësve dhe prindërve të tyre, duke demonstruar përkushtim dhe vendosmëri në trajtimin e rasteve të ndryshme;
  • Të promovojë politikat për zhvillimin e standardeve profesionale në aspektet e sigurisë dhe shëndetit gjatë realizimit të moduleve praktike profesionale, në punëtoritë e specializuara të shkollës dhe punëtoritë e projekteve reale nëpër ndërmarrje përkatëse;
  • Të demonstrojë vendosmëri në implementimin e rendit dhe disiplinës në ambientet shkollore dhe punëtori, njëkohësisht duke komunikuar me stafin mësimdhënës dhe nxënësit për kultivimin e vetëdijes për rëndësinë e procesit mësimor;
  • Kryen dhe funksione të tjera në përputhje me ligjin, statutin, vendin e punës dhe aktet tjera të përgjithshme.

Друго (опционално)

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë universitare dhe përgatitje akademike.
  • Eksperiencë e punës në funksione të ngjashme (minimalisht 3 vite).
  • Të ketë përvojë të përgjithshme në proceset edukativo-arsimore.
  • Njohja e gjuhës Angleze (obligative), njohja e gjuhes Gjermane do te konsiderohet përparësi.
  • Aftësi të avancuara organizative dhe të menaxhimit me burime njerëzore.
  • Aftësi në marrje të vendimeve dhe zgjidhje të problemeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimit të kohës.
  • Të jetë i familjarizuar me ligjet dhe rregulloret e arsimit të profileve profesionale.
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçantë në programin e Microsoft Office (Excel, Word, Power Point etj.) dëshmitë e ofruara do jenë përparësi.

PAGESA:        Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 20.03. 2019. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

APLIKO ONLINE

Плата Konkuruese