Reporter/e i/e Kronikes

За нас

A2 është një televizion informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018. Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit ditor. A2 CNN solli risi në treguan informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN. A2, krahas programacionit origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të dokumentarëve të CNN. Për të përzgjedhur stafin e televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët dhe producëntët më në zë të CNN. A2 CNN transmeton më shumë informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Наслов на огласот * Reporter/e i/e Kronikes
Категорија Уредник/Новинар
Опис на работата

A2, ekskluzivitet i lajmeve CNN, po kërkon profesionistë me përvojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar dhe për të treguar integritet të lartë.

Ne jemi duke kërkuar për profesioniste me eksperiencë editoriale:

  • Reporter/e i/e Kronikës


Njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe anglisht.
 

  • Te kete sjellje etike,
  • Te hulumtoj, te raportoj, te zhvilloje, te xhiroje dhe te redaktoj lajmet,
  • Te zhvilloj kontaktet dhe te mbaj pergjegjesite per te cilat eshte rekrutuar,
  • Te mbulojne sektorin e politikes, institucione, tema, rubrika të veçanta, duke punuar ne menyre te pavarur ose ne grup me gazetare te tjere, zakonisht nen drejtimin e producentit, producentit ekzekutiv dhe kryeredaktorit,
  • Te raportoj ngjarjet e dites dhe temat qe do te mbuloje tek drejtuesi i redaksise dhe producenti,
  • Te jete shume i kujdesshem ne raportimin e lajmit dhe bashkepunues per ta shtjelluar sa me mire temen,
  • Te mbledhe informacion per temat e caktuara apo per sektorin qe ai mbulon, per te raportuar lajme te sakta dhe ne kohe,
  • Te kontaktoje burimet e tij, ta ndjekin me informacione shtese dhe te thellohen ne kerkime per te qene sa me mire te informuar per shkrimin e lajmit dhe per raportimin live,
  • Te beje raportime perdiodike live ose te regjistruara gjate dites per tema apo zhvillime të ndryshme,
  • Te jete konsultuar me Producentin perkates, per te bere me dije lajmin që do te raportoje, si do ta raportoje, kohezgjatjen, pyetjet qe ai do t’u përgjigjet dhe vendin nga ku do te kryhet raportimi,
  • Te kujdeset që ne raportimin e tij te jete i qarte, i sakte, me nje gjuhe te kuptueshme dhe t'i permbahet sa me shume pyetjeve mbi te cilat ben raportimin,
  • Te kryeje disa lidhje gjate dites dhe per secilen prej tyre duhet te kujdeset qe te sjell nje fakt te ri, nje element me shume, nje interviste apo video, per temen, ngjarjen apo lajmin që raporton,
  • Te realizoje intervistat,
  • Te beje kerkime paraprake dhe te jete i pergatitur per te bere pyetje interesante per te intervistuarin dhe temen e intervistes,
  • Te konsultohet mire me producentin,
  • Te gjenerojne lajme te reja dhe interesante,
  • Te punojne per tema që jane unike, të goditura, te realizuara ne kohen e duhur dhe t'i sjellin keto tema ne kendveshtrime te ndryshme, 
  • Te kene lidhje te ngushte me producentet gjate dites, per mbarevatjen e punes dhe raportimin sa me te kujdesshem te lajmeve dhe temave,
  • Te komunikoje gjate dites me producentin per menyren si do ta trajtoje temen apo lajmin dhe  konsulohet per pyetjet ne rast te intervistave apo per komunikimin qe reporteri do te beje ne lidhjet direkte,
  • Te konsultohet per shkrimin e materialeve te tij dhe dorezon materialin qe producenti e redakton perpara se te marre aprovimin per transmetim,
  • Te jene ne gatishmeri te plote per ngjarje dhe zhvillime te papritura,
  • Te jene ne gatishmeri per sherbime te shpeshta, edhe jashte orarit zyrtar te punes,
  • Te jene ne gatishmeri edhe ne oret e fundjaves,
  • Te respektojnë hierarkine dhe te bashkepunojne me koleget e tjere te redaksise,
  • Te dergoj materialet, lajmin, kroniken tek Producenti Ekzekutiv, Producenti dhe Kryeredaktori dhe te konsultohet me ta per cdo detaj, perpara se te dalin ne transmetim.

Потребни квалификации

  • Diplomë Bachelor ose Master në Gjuhe - Letersi, Gazetari, Komunikim ose fushë të ngjashme,
  • Të paktën 4 vjet eksperience ne redaksi si redaktor apo producent, reporter, gazetar,
  • Aftesi shume te mira ne mbledhjen e lajmeve dhe raportimit,
  • Te jete i/e vemendshme ndaj detajeve,
  • Aftesi shume te mira multi-task dhe te performoje shume mire ne nje ambjent me ritme te shpejta,
  • Aftesi shume te mira me rrjetet sociale,
  • Te jete i/e gatshem te punoje naten dhe ne fundjave,
  • Aftesi shume te mira kompjuterike, perfshire sistemet e redaksise,
  • Te kete njohuri per pajisjet e transmetimit, sistemet e redaktimit, editimit,
  • Aftesi shume te mira shkrimi te lajmit,
  • Aftesi shume te mira ne komunikim, prezantim dhe ne nxjerrjen e informacionit,
  • Te kete nje ze te qarte per transmetim dhe profesional,
  • Aftesi shume te mira hulumtimi dhe intervistimi dhe te kete njohuri mbi ligjet dhe rregullat e medias,
  • Te kete vete-besim, te marre iniciativa dhe te marre vendime te shpejta nen presion,
  • Aftesi shume te mira te punes ne grup dhe ne zgjidhjen e problemeve,
  • Te kete nje personalitet terheqes, te forte, duke i marre gjerat me sportivitet, pozitivitet dhe besim,
  • Te kete kujtese te forte per te kujtuar fakte, figura, emra dhe shkrime,
  • Te jete i/e natyrshem/me para kameres dhe mikrofonit,
  • Aftesi shume te mira per te hyre dhe per t’u njohur me njerez te rinj dhe te moshuar, nga vende dhe shtete te ndryshme,
  • Etike profesionale e punes dhe gjithmone i/e gatshem.


Nëse dëshironi të filloni të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me A2 CNN dhe partnerin tonë CNN, jeni mirëpritur të dorëzoni aplikimin tuaj.

Per të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem vizitoni faqen tonë Career website.

Data e fundit e aplikimeve është 22.03.2021.


Departamenti i BNJ
https://a2news.com/careers/