Trajtues dëmi, Departamenti i Dëmeve Motorike

За нас

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Наслов на огласот * Trajtues dëmi, Departamenti i Dëmeve Motorike
Категорија Инженер
Опис на работата

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë               23 vjeçare, themeluar më 23 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall      2 (dy) vende të lira pune për:

                                                        Trajtues dëmi, Departamenti i Dëmeve Motorike

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Përpunon dosjen e dëmit që në momentin që e merr për trajtim.  Kryen  akt ekspertizen, si edhe foto të mjetit të dëmtuar. Përgatit  akt vlerësimin  e dëmit, bazuar ne manualet, katalogët e riparimit të mjeteve si dhe klasifikimin e mjeteve ne tre kategori. Njofton klientin për vlerën e dëmit / ndjek  riparimin e mjetit  në servis. Hedh në program të gjithë procesin e punës për trajtimin e dëmit të dosjes.

Потребни квалификации

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  • Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve.
  • Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 16.06.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.