Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)

За нас

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Наслов на огласот * Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)
Категорија Софтвер
Опис на работата

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

 Specialist Senior (Administrator Databaze ‘DBA’)

 Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Instalim, konfigurim, mirëmbajtje, monitorim dhe upgrade i production DB, MS SQL Servers (2005-2019).
  • Administron, ruan integritetin e të dhënave dhe sigurinë e serverëve MS SQL Server.
  • Suport përdoruesve sipas kërkesës për krijim raportesh të ndryshme.
  • Experiencë në shkrimin T-SQL, ETL, stored procedures dhe query tuning.
  • Menaxhim Datawarehouse dhe krijimi i Olap Cube.
  • Kontrollon Health cluster-in e SQL
  • Të dijë të bëj përmiresime në nivel instance të databasës (SGA).
  • Të dijë të bëjë përmirësime në nivel objektesh brenda DB (psh: krijimi i index-eve ku është e nevojshme), Rebuild i index-eve
  • Kontrollon versionit të SQL dhe update ne secilen nga node-t.
  • Kontroll i mënyrës së konfigurimit të availability group. Troubleshoot për secilin nga nodded në nivel DB.
  • Sistemim dhe organizim i backup-it të Databazave.
  • Të ndiek standartet e Business Continuity Plan për backup-in dhe sigurinë e të dhënave.
  • Të njohë krijimin replikimit dhe vendosjen ne availability group të DB.
  • Të ket njohuri në Optimizime në nivel Logjik, ne nivel Query dhe Job-e.

Потребни квалификации

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Diplomuar për Informatikë /Informatik Ekonomike  /Teknologji Informacioni etj..
  2. Eksperience e mëparshme (minimalisht 2-3 vite) e preferueshme në të njëjtin pozicion ose të ngjashëm.
  3. Njohuri shumë të mira në MS SQL Servers (2005-2019)
  4. Monitorim i DB dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme ditore.
  5. Përvoja praktike me teknologjitë e kriptimit të të dhënave si Kriptimi transparent i të dhënave (TDE) përben avantazh.
  6. Njohuri ne cloud service DB perbejne avantazh
  7. Njohuri në teknologjitë C#, SQL Azure, Oracle dhe VB6 perbejne avantazh.
  8. Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  9. Te jetë Person i mirëorganizuar i cili mund të kryejë shumë detyra, të punojë në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një ekipi të ketë aftësinë për t'i dhënë përparësi punës nën presion.
  10. Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe të punës në grup.

Të interesuarit, brenda datës 08.01.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.